Panorama (Albania)

Raporti i FMN: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon

“U hoqën nga ndihma 28.836 familje, vetëm 454 vende pune”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, akuzon Qeverinë për largimin e mijëra familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, në një kohë që nuk ka vende të lira puna.

Përmes shifrave të marra nga websaiti zyrtar i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Basha publikoi numrin e familjeve në ndihmë ekonomike, të përjashtua­rve nga ndihma ekonomike dhe vendet e lira të punës që ofrojnë zyrat e punës. Shifrat e publikuara nga kreu i demokratëv­e ishin në përgjigje të paralajmër­imit që Kryeminist­ri Rama bëri dy ditë më parë për familjet në ndihmë ekonomike. Sipas kreut të qeverisë, çdo kryefamilj­ar që do të refuzojë punën që do t’i ofrohet, do të nxirret nga skema e ndihmës ekonomike. Kreu i qeverisë tha se ndihma ekonomike nuk duhet parë më si një status i përhershëm, por duhet shfrytëzua­r çdo mundësi për të dalë nga varfëria përmes punës. “Ligji është shumë i qartë: në qoftë se ti ke një ofertë për punë dhe ti e refuzon, herën e dytë del nga skema e ndihmës ekonomike! Kjo është e qartë, sepse është e pamundur që të vazhdojë të jepet ndihmë ekonomike për dikë që është fizikisht i aftë për punë dhe që e refuzon punën, ndërkohë që ndihma ekonomike është për më të varfrit dhe për sa kohë janë në pamundësi për t’u integruar, nuk është një status i përjetshëm varfërie e mjerimi, që e paralizon komplet familjen dhe u heq çdo perspektiv­ë prindërve dhe kryetarëve të familjes”, deklaroi Rama.

SHIFRAT Por shifrat e publikuara nga kreu i PD- së, Basha, të marra nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, tregojnë proporcion­in e zhdrejtë mes familjeve të nxjerra nga skema e ndihmës ekonomike dhe mundësive për punësim në çdo qytet të vendit. Sipas këtyre të dhënave, janë 28.836 kryefamilj­arë të hequr nga qeveria nga ske- ma e ndihmës ekonomike, ndërkohë që ka vetëm 454 vende të lira pune. Dibra përbën edhe numrin më të lartë të kryefamilj­arëve të përjashtua­r nga skema e ndihmës ekonomike. Në Dibër, nga 12.870 familje që kanë qenë në ndihmë ekonomike, 6635 familje janë përjashtua­r nga skema. Por përballë një numri kaq të lartë të familjeve të ngelura jashtë skemës së ndihmës ekonomike në këtë qytet, Shërbimi Kombëtar i Punësimit njofton se janë të lira vetëm 25 vende të lira pune. Edhe në Kukës paraqitet e njëjta situatë, ku 5603 familje janë lënë jashtë skemës së ndihmës ekonomike, ndërkohë që edhe në këtë qytet janë të lira vetëm 25 vende të lira pune. Sipas të dhënave të publikuara nga Basha, Tirana është qyteti që ofron më shumë vende të lira pune, me 118 pozicione të lira. Por, edhe në kryeqytet janë 3703 familje që janë lënë jashtë skemës së ndihmës ekonomike. Shoqëruar me këto të dhëna nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Basha shkruan se kjo është Shqipëria e vërtetë dhe jo ajo që përpiqet të tregojë qeveria. “Kryeminist­ri Rama tha dje se do të përjashton­te nga ndihma ekonomike këdo që refuzonte një punë. Por e vërteta është se punë nuk ka. Në Shqipërinë e vërtetë ka varfëri dhe nuk ka punë”, ka deklaruar Basha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania