Panorama (Albania)

Taksa e shtëpive, në faturën e ujit pas 1 prillit

Lera: Bashkitë do vazhdojnë ta mbledhin taksën me Ujësjellës­in

- DORINA AZO

Taksa e shtëpive nga 1 prilli do të paguhet në faturën e ujit të pijshëm. Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, tha dje se agjenti tatimor që do të mbledhë taksën do të jenë Drejtoritë e Ujësjellës­ve.

“Aktualisht, taksa e ndërtesave është e përfshirë në faturën e ujit. Ju jetoni në Tiranë dhe e dini që në faturën e çdo muaji keni edhe taksën e pronës, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim. Çdo bashki që e mbledh nëpërmjet Ujësjellës­it, do të vazhdojë ta pasqyrojë në faturën e Ujësjellës­it. Nëse bashki të tjera e mbledhin me mekanizma të tjera, do vazhdojnë ta mbledhin me ato mekanizma. Pra, gjithmonë është në diskrecion­in e bashkive për ta menaxhuar taksën”, u shpreh Lera. Kreu i politikave fiskale shpjegon se mbledhja e taksës nëpërmjet një agjenti do të jetë me kosto minimale. “Pra, nëse do të zgjidhet variant që çdo njësi e pushtetit vendor të menaxhojë në mënyrë të pavarur këtë tak- së sipas vendimit të saj, atëherë do ketë kosto administri­mi më të mëdha. Të themi një pjesë e komunave dhe bashkive mund të zgjedhin të shtojnë stafet e tyre, që janë kostot e qytetarëve apo nëse administri­mi i kësaj takse do t’i lihet një agjenti lokal me infrastruk­turë jo shumë të zhvilluar, natyrisht kostot duhet të jenë më të larta. Ndaj, duhet të zgjidhet një agjent që e ka infrastruk­turën dhe që ofron kostot minimale për mbledhjen e kësaj takse”, tha kreu i politikave fiskale. Drejtori i Politikave Fiskale, Niko Lera, shpjegoi edhe si do të llogaritet taksa e pronës. “Sikurse është përcaktuar në ligjin e miratuar nga Kuvendi në dhjetor të vitit të kaluar implementi­mi i mënyrës së re të llogaritje­s së taksës së ndërtesës do të fillojë nga 1 prilli 2018. Që do të thotë që, në periudhën prill fatura e ujit mund të ndryshohet në fund të muajit, llogaritja e taksës do të jetë sipas përcaktime­ve të ligjit të ri. Pra, me përqindje të caktuar me vlerën e pronës. Në metodologj­inë e miratuar nga qeveria është i vendosur prioriteti i informacio­nit, mbi bazën e të cilës do të arrihet te vlera reale e ndërtesës. Informacio­ni kryesor do të vijë nga vetëdeklar­imi i taksapague­sit. Në mungesë të deklarimit do të jenë të dhënat e marra nga Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, pra, kontratat e depozituar­a të shitblerje­s së pronës. Në mungesë të dy informacio­neve të para, do të përdoren çmimet referuese që kanë dhjetë vjet që përdoren në fushën e transaksio­neve. Pra, kemi përcaktuar bazën ligjore mbi ku do të merret vlera e ndërtesës. Natyrisht, pushteti vendor do të administro­jë këtë taksë. Mbledhja do të bëhet nga njësitë e pushtetit vendor, sikurse ka ndodhur deri tani”, tha Lera.

 ??  ?? Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera
Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania