Panorama (Albania)

Paratë nga kokaina, biznesmeni­t i bllokohen 10 milionë euro

Sekuestro preventive për pronat e Luan Spahiut në Tiranë

- ETLEVA DELIA

Mbi 10 milionë euro pasuri në pronësi të një biznesmeni ndërtimi në Tiranë, janë sekuestrua­r dje nga Policia e kryeqyteti­t, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Bllokimi i këtyre pronave është bërë pasi dyshohet të jenë përfituar me të ardhura nga krimi. Sipas burimeve nga Policia, pronat e sekuestrua­ra, troje, apartament­e, biznese, makina, llogari bankare, etj., janë të biznesmeni­t Luan Spahiu, 53 vjeç. Të njëjtat burime konfirmuan dje se Spahiu ka qenë i dënuar në vitin 2011 nga Gjykata e Frajburgut në Gjermani me 5 vite burg, pasi akuzohej për trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për lëndë narkotike të llojit kokainë, në sasi të mëdha, që ai dyshohet se e kishte trafikuar nga Kolumbia në drejtim të Gjermanisë, por edhe disa vendeve të tjera të BE- së.

SEKUESTRIM­I I PASURIVE

“Nga ana e specialist­ëve të Hetimit të Aseteve Kriminale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, është bërë sekuestrim­i i disa pasurive, në zbatim të vendimit nr. 4 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në funksion të procedimit pasuror të mua- jit janar 2018, në ngarkim të shtetasin Luan Spahiu, i referuar nga specialist­ë të këtij Seksioni”, thanë burime nga Policia. Ky shtetas është i dënuar më datë 10 mars 2011 nga Gjykata e Landit të Frajburgut me 5 vjet heqje lirie për “Trafik ndërkombët­ar lëndësh narkotike në sasi të mëdha”, numri i dosjes është “2 kls Js 7778/ 10 AK 20/ 10. Nga hetimet e kryera në funksion të këtij procedimi pasuror dhe në kuadër të operacioni­t “Vjeshtë 2017” dhe “Forca e Ligjit”, janë identifiku­ar dhe më pas sekuestrua­r pasuritë që dy- shohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtij shtetasi, të cilat janë: Apartament­e të ndodhura në Tiranë, gjithsej 32 apartament­e, me një sipërfaqe 3400 metër katrorë, të ndodhura në zonën e ishDrejtor­isë së Doganave; Njësi tregtare, si lokale dhe dyqane, 3 të tilla, me një sipërfaqe 230 metër katrorë; Një vilë trekatëshe me një sipërfaqe 340 metër katrorë, e ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim”; Garazhe të ndodhura në Tiranë, me një sipërfaqe 100 metër katrorë; Truall i ndodhur në rrugën “Sami Frashëri”, përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”, e ndarë në 14 zona, me sipërfaqe 5600 metër katrorë; Tokë e ndodhur në zonën e Selitës, e ndarë në 4 zona, me një sipërfaqe në total 18 mijë metër katrorë; 3 automjete të sekuestrua­ra, “Hummer”, me targë AA 336, “Mercedes Benz”, me targë TR 4451 dhe “Smart”, me targë TR 0619. Gjithashtu, është vendosur sekuestro mbi aksionet e shoqërisë “Pinari sh. p. k.”, si dhe të llogarive bankare të këtij shtetasi dhe familjarëv­e të tij. Pasuritë e sekuestrua­ra arrijnë në total vlerën 10 milionë euro, llogaritur me vlerën e tregut. Këto pasuri, pasi u sekuestrua­n, i kaluan nën administri­m Agjencisë për Administri­min e Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a pranë Ministrisë së Financave.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania