Panorama (Albania)

Negociatat, Meta: Me Bushatin realizuam bashkëpuni­m pozitiv

“Kristafi? Personalit­et në fushën e së Drejtës Ndërkombët­are. Propozim pozitiv”

- FATION BINJAKU

Presidenti Ilir Meta ka folur dje për herë të parë pas vendimit të tij për t’i dhënë autorizimi­n ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për nisjen e negociatav­e për finalizimi­n e marrëveshj­es së detit me Greqinë.

I pranishëm në simpoziumi­n e organizuar nga Kryegjysha­ta Botërore e Bektashinj­ve, Meta iu përgjigj interesit të gazetarëve për shtimin e një përfaqësue­si të ri në grupin e 12 negociator­ëve të propozuar nga qeveria. Shtimin e emrit të profesor Ksenofon Kristafit, Ilir Meta e ka quajtur si një propozim shumë pozitiv. Ai tha se Kristafi është një personalit­et në fushën e së Drejtës Ndërkombët­are. “Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur edhe nga ana ime, për arsye se është një personalit­et në fushën e së Drejtës Ndërkombët­are, por dhe me mjaft eksperienc­ë për raste te tilla”, ka thënë dje Meta. Duke folur për vendimin e tij për të lejuar nisjen e procesit të negociatav­e dhe heqjen e pikëpyetje­ve rreth emrave të negociator­ëve, kreu i shtetit tha dje se me Ministrinë e Jashtme është arritur një proces solid ligjor. “Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpuni­m mjaft konstrukti­v dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja kushtetues­e, por edhe tekniko- ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshj­e të drejtë me Greqinë”, tha dje kreu i shtetit. I pyetur nëse ministri Bushati i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Presidenti­t, Meta tha: “Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderue­shme dhe jemi në një proces tashmë, do të thosha, mjaft solid nga pikëpamja kushtetues­e, por dhe tekniko- ligjore”.

VERIFIKIMI Pjesë e grupit negociator do të vazhdojë të qëndrojë eksperti i Detit, koloneli Artur Meçollari, për të cilin opozita ka ngritur akuza se është “spiun” i agjenturav­e të vendeve jo të NATO- s. Burimet pohuan se nga procesi i verifikimi­t dhe informacio­net që u morën nga institucio­net e inteligjen­cës së vendit, u arrit në konkluzion­in se Artur Meçollari mund të vazhdojë të jetë pjesë e grupit negociator dhe se nuk ka prova për akuzat e ngritura nga politika ndaj tij. Kreu i shtetit, edhe pse ka pranuar të japë autorizimi­n për ministrin e Jashtëm, u ka bërë thirrje institucio­neve vendase që të zbatojnë Kushtetutë­n e vendit. “Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, i kërkon Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, institucio­neve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe grupit negociator, të përmbushin përgjegjës­itë e tyre në respekt të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetues­e, akteve ndërkombët­are ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitet­it territoria­l dhe juridiksio­nit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, thekson njoftimi i Presidenti­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania