Panorama (Albania)

“Rama- Bushati i kanë falur Greqisë naftën”

Denoncimi i Berishës pas dhënies së autorizimi­t nga Meta

- Sali Berisha

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha akuzon Kryeminist­rin Rama dhe ministrin e Jashtëm Bushati, se pas marrjes së plotfuqish­mërisë për të negociuar me Greqinë, do të falin fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe. Përmes një reagimi për mediat, një ditë pasi kreu i shtetit i dha plotfuqish­mërinë ministrit të Jashtëm, Berisha foli për plan të dyshes Rama- Bushati, në dëm të Shqipërisë. “Presidenti i Republikës Meta, pasi në një akt të pashembull­t në historinë e marrëdhëni­eve ndërinstit­ucionale të shtetit shqiptar, u detyrua të kthejë dy herë për plotësime në përputhje me Kushtetutë­n kërkesën për të dhënë autorizimi­n për fillimin e negociatav­e për marrëveshj­en e detit me Greqinë, autorizoi ministrin Bushati për nisjen e tyre. Presidenti, natyrisht, nuk mund të mos jepte atë autorizim pasi kërkoi plotësimin e kushteve që kërkon vendimi i Gjykatës Kushtetues­e për dhënien e tij. Por cilido që ka ndjekur mediat shqiptare dhe greke, de- klaratat në këto media të Edi Ramës, Ditëzi Bushatit dhe homologëve grekë të tyre, e ka të qartë se Rama dhe Ditëziu i tij i fshehën Presidenti­t të Republikës dhe qytetarëve shqiptarë asgjë më tepër se sa marrëveshj­en e tyre e arritur me palën greke, me të cilën, duke vendosur kryenegoci­ator një spiun tashmë të provuar, i kanë falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe”, deklaroi Berisha. Ish- Kryeminist­ri iu referua qëndrimeve të mbajtura në media nga Rama e Bushati, kur deklaroi se marrëveshj­a me Greqinë ka përfunduar përpara dhënies së plotfuqish­mërisë nga Presidenti. “Rama dhe Ditëziu i tij, që kërkojnë tani autorizimi­n për negociatat e përfunduar­a, deklaruan se marrëveshj­a është arritur, të njëjtën gjë u pohuan edhe homologët e tyre greke parlamenta­rëve dhe mediave greke. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të ngrihen fuqishëm në mbrojtje të pasurive përrallore, integritet­it territoria­l të kombit shqiptar dhe Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania