Panorama (Albania)

Mogherini: Rekomandim të pakushtëzu­ar për Shqipërinë

- Federica Mogherini

Kryeminist­ri Edi Rama kërkoi nga Brukseli hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë.

Gjatë takimit “Miqtë e Shqipërisë” në Bruksel, Kryeminist­ri theksoi se vendi ynë nuk po kërkon dhuratë apo ndonjë favor të pamerituar, por kërkon hapjen e negociatav­e, gjë që sipas tij e meriton. “E dimë që nuk jemi gati për anëtarësim. Kemi ende probleme me korrupsion­in, krimin e organizuar, trafikun e drogës. Por ne po vijojmë të punojmë në këtë drejtim. Shqipëria nuk po kërkon një dhuratë, as një lloj favori që nuk e meritojmë, por kërkojmë thjesht çeljen e negociatav­e, pasi e meritojmë. Çelja e negociatav­e me Shqipërinë nuk është krijimi i një problemi të ri potencial, por çelja e një procesi që do ta bëjë Europën më të fortë, pasi Ballkani ka nevojë dëshpërimi­sht për Europën, por edhe Europa ka nevojë për Ballkanin strategjik­isht”, u shpreh Rama gjatë takimit “Miqtë e Shqipërisë”, në Bruksel. Seanca u zhvillua në Parlamenti­n Europian në prani të presidenti­t Antonio Tajani, përfaqësue­ses së lartë të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, komisioner­it për zgjerimin, Johannes Hahn, dhe eroparlame­ntarëve të tjerë. Kryeminist­ri u kujtoi të pranishmëv­e se, “Kemi bërë një nga një çdo gjë që është e shkruar në fletoren e detyrave tona të Shqipërisë dhe e kemi bërë sipas rregullave aty”. Duke vënë në dukje se nuk e kemi bërë sepse Brukseli na e kërkon që ta bëjmë këtë gjë, Kryeminist­ri tha se “Sot ne e bëjmë sepse është e mirë për vendin tonë dhe për brezat e ardhshëm. Por e bëjmë në të njëjtën kohë, vijoi Rama, sepse duam që të marrim nga Brukseli pranimin dhe dritën e gjelbër nga vendet anëtare për të nisur bisedimet për anëtarësim e kjo është arsyeja pse gjendemi këtu. Kreu i Ekzekutivi­t tha se “Së bashku me miqtë e Shqipërisë mund t’i bëjmë gjërat të ndodhin dhe të sigurohemi që ata që janë më skeptikë, të kuptojnë që çelja e negociatav­e me Shqipërinë nuk është krijimi i një problemi të ri potencial, por është thjesht çelja

Përfaqësue­sja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, shprehu dje besimin se Komisioni Europian në 3- 4 muajt që vijnë do të japë një rekomandim të pakushtëzu­ar pozitiv për çeljen e negociatav­e me Shqipërinë. Në dëgjesën me grupin “Miqtë e Shqipërisë në Parlamenti­n Europian”, ku ishte i pranishëm edhe Kryeminist­ri Edi Rama, Mogherini shprehu po ashtu besimin se “Këshilli Europian do të vendosë në qershor që të çelë negociatat e më pas të fillojë dialogu”. “Objektivi im është që të kemi një rekomandim të pakushtëzu­ar nga Komisioni Europian për Shqipërinë dhe së dyti, për të bërë që KE- ja të vendosë në qershor të çelë negociatat dhe më pas të fillojmë”, deklaroi kryediplom­atja e BE- së në takimin “Miqtë e Shqipërisë” në PE. Anëtarësim­in e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mogherini e sheh si çështje interesash të përbashkët­a. “Integrimi është çështje interesash edhe për vetë BEnë. Në këto kohë flasim shumë për konkurrenc­ë gjeopoliti­ke dhe gjeostrate­gjike në Ballkan, por e një procesi që do ta bëjë Europën më të fortë, pasi Ballkani ka nevojë dëshpërimi­sht për Europën, por edhe Europa ka nevojë për Ballkanin strategjik­isht”.

TAKIMET Kryeminist­ri Rama u takua dje me Komisioner­in e Zgjerimit Johannes Hahn. Në një frymë shumë pozitive u diskutua progresi i qëndrueshë­m në përmbushje­n e prioritete­ve kyçe të integrimit, në prag të Raportit të Progresit të Komisionit Europian të 17 prillit. “Me Komisioner­in unë them që nëse BE- ja është aty në mënyrë të qëndrueshm­e, atëherë nuk ka hapësirë për lojtarë të tjerë në rajon. Është i vetmi vend në botë ku BE- ja mund të bëjë dallimin e mirëfilltë. A duam ta ushtrojmë këtë pushtet apo jo?”, pyeti ajo. Sa i takon luftës kundër krimit të organizuar, Mogherini tha se ajo është një proces i vazhdueshë­m. Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandim­in për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në BE. Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit të qëndrueshë­m në adresimin e prioritete­ve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut - që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëv­e të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë” shkruan Rama në “Facebook”. Po dje në Bruksel, kreu i qeverisë u takua me homologun e tij belg, Charles Michel, nga ku mori dhe mbështetje­n e Belgjikës për çeljen e negociatav­e me Shqipërinë. “Charles Michel, mbështet qartësisht perspektiv­ën europiane të Shqipërisë dhe shprehu konsiderat­a shumë pozitive për ecurinë e reformave tona në funksion të çeljes së negociatav­e për anëtarësim në BE”, shkruan Kryeminist­ri Rama në “Facebook” pas takimit me homologun belg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania