Panorama (Albania)

Presidenti i PE, Tajani: Trafiku i drogës të shkulet nga rrënjët

-

Kryetari i Parlamenti­t Europian, Antonio Tajani, kërkoi dje se fenomeni i trafikut të drogës duhet të shkulet nga rrënja. Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e “Miqve të Shqipërisë” në Parlamenti­n Europian, ai vlerësoi bashkëpuni­min me Guardia di Finanza të Shqipërisë për ndalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. “Siguria e Europës lidhet edhe me sigurinë e Shqipërisë. Plani i veprimit kundër krimit të organizuar që Rama ka nisur, duhet të nënvizohet. Unë e çmoj bashkëpuni­min me Guardia di Finanza kundër trafikut të drogës. Ne e dimë që kjo është një plagë që duhet të kurohet. Duhen shkulur me rrënjë arsyet që na kanë sjellë deri në këtë situatë dramatike. Nuk mund të tolerojmë më dhe as nuk mund të lejojmë që të mos dënohen këto fenomene”, tha Tajani. Ai theksoi se në Ballkan, përveç rrezikut terrorist, ka edhe interesa financiare që synojnë kolonizim financiar për të prishur natyrën e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Tajani vlerësoi angazhimin e qeverisë për Reformën në Drejtësi, ndërsa shtoi se “shteti i së drejtës duhet të jetë një përparësi”. “Dua të nënvizoj angazhimin e qeverisë për të gjithë Reformën në Drejtësi. Është një parim ky, mbi të cilin ne ngulim këmbë në mënyrë të vazhdueshm­e edhe brenda BE- së për të siguruar një bashkëjete­së më të fortë, më demokratik­e”, tha Tajani. “Ne kemi të njëjtat sfidat përballë vetes, vijoi Presidenti i PE- së. Siguria e Europës, sipas tij, lidhet edhe me sigurinë e Shqipërisë”.

 ??  ?? Presidenti i PE, Antonio Tajani
Presidenti i PE, Antonio Tajani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania