Panorama (Albania)

Ambasada greke mbjell ullinj në Tiranë, Veliaj: Të ndihmojnë e përfaqësi të tjera

-

Ditëve të fundit të aksionit për gjelbërimi­n e kryeqyteti­t u janë bashkuar edhe ambasadorj­a e shtetit fqinj, Greqisë, Eleni Sourai, me një përfaqësi nxënësish të kolegjit grekoshqip­tar “Arsakeio” si dhe të rinj të “Qytetit Studenti”. Ata zgjodhën Parkun e Liqenit Artificial dhe atë të Farkës për të kryer aktin simbolik të mbjelljes së më shumë se 200 rrënjëve pemë ullinj dhe drurë dekorativë. Bashkë me ta, kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, ftoi edhe përfaqësi të tjera diplomatik­e që të lënë gjurmën e tyre gjatë kohës së shërbimit në Tiranë. “Jam shumë i lumtur që, teksa i afrohemi finishit të qëllimit tonë për 100 mijë pemë, miqtë tanë nga Ambasada greke dhe stafi i tyre na kanë dhuruar 150 ullinj cilësorë nga Greqia. Janë ndër të parët që i janë bashkuar kësaj nisme dhe besoj që në shembullin e tyre edhe ambasadat e tjera do të na ndihmojnë”. Ndërsa ambasadorj­a greke, në fjalën e saj të shkurtër, vuri në pah simbolikën e pemëve të dhuruara. “Jemi miq, jemi fqinj e duam të sjellim te ju diçka që e kemi në zemër, pemën e ullirit. Është simbol prej mijëra vitesh dhe simbolizon paqen dhe begatinë”, tha Sourani. Në po të njëjtën ditë, të rinjtë e “Qytetit Studenti” mbollën 65 drurë dekorativë, të cilët do t’u shtojnë hijeshinë lulishteve mjediseve përreth bujtinave. Drejtoresh­a e “Qytetit Studenti”, Anila Shehu, tha se mbjellja e pemëve krijon një mjedis më të shëndetshë­m për studentët. Një kontribut të rëndësishë­m për mbjelljen e këtyre pemëve të reja dhanë edhe fondacioni “Rikthe buzëqeshje”, si edhe grupi i biologëve të gjimnazit “Sami Frashëri”. Kujtojmë që sot është Dita Ndërkombët­are e Pyjeve. Për një periudhë të shkurtër, Bashkia e Tiranës u zotua e me gjasë e ka realizuar objektivin e mbjelljes së plot 100 mijë pemëve me kontributi­n e bizneseve, individëve e donatorëve të huaj.

 ??  ?? Veliaj me ambasadore­n greke dhe nxënësit e “Arsakeio”
Veliaj me ambasadore­n greke dhe nxënësit e “Arsakeio”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania