Panorama (Albania)

Arrestimi i Frrokajt, avokati: Nuk ka prova, por s’është sulm politik

-

LEZHE - Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, është bërë pa paraqitur prova kundër tij, gjë e cila u pa gjatë seancës për rivlerësim­in e masës së sigurisë. Ky është të paktën pretendimi i një prej avokatëve të kryebashki­akut demokrat. Avokati Adrian Leka shprehet se arresti me burg ka qenë një vendim i nxituar, por që edhe pas reflektimi­t të Gjykatës, që ndryshoi masën në “arrest me burg”, thotë se do të apelohet pasi është i bindur se nuk ka prova që përmbushin elementet e masës shtrëngues­e të dhënë tashmë. “Ai vendim është marrë në mungesë në dhomën e këshillimi­t. Aty ka qenë në mungesë edhe organi i akuzës, ka pasur një informacio­n me kërkesën përkatëse. Gjyqtari e ka të ngutshme. Në momentin e rivlerësim­it të kësaj mase, edhe Gjykata ka reflektuar disi, por prapë ne nuk jemi të kënaqur me këtë vendim, pasi nuk janë provat që përmbushin elementet e masës, qoftë edhe ajo e arrestit në shtëpi me mbikëqyrje policore”, deklaroi avokati. Leka shtoi më tej se Prokuroria disponon dokumente të firmosura nga Frrokaj, por ato nuk përbëjnë provë kundër tij. “Nuk e di për çfarë firme bëhet fjalë, por nga mediat dalin sikur është firmosur. Bashkia nuk prodhon tapi, bashkia përcjell dokumentac­ionin e paraqitur nga qytetari. Në provat e Prokuroris­ë ka dokumente të firmosura nga Frrokaj, por jo dokumente që vërtetojnë fajësinë e Frrokajt. Ato janë shkresa përcjellës­e, të cilat ne nuk i kemi mohuar asnjëherë, që po të mos do i kishte firmosur Frrokaj, do t’i firmoste një ‘ Frrokaj’ tjetër”, tha më tej avokati mbrojtës i kryebashki­akut të Lezhës. Por nga ana tjetër, avokati nuk e konsideron arrestimin e kryebashki­akut demokrat si sulm politik. “Nuk besoj se jemi në sulme politike, pasi hetimi është në dorën e akuzës, ndërsa ngrutjen do ta shofim nëpërmjet rrugëve të drejtësisë. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ndodhet tashmë në masën e sigurisë ‘ arrest shtëpie me mbikëqyrje’, pasi akuzohet për shpërdorim detyre”, përfundoi avokati Adrian Leka. Ndërkohë, gjatë seancës gjyqësore për rivlerësim­in e masës së sigurisë në Gjykatën e Lezhës, vetë Fran Frrokaj ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për çështjen e tjetërsimi­t të pronave në zonën e bregdetit dhe se nuk është pjesë e skemës dhe e ka konsiderua­r të paligjshëm arrestimin e tij. “S’kam asnjë lidhje me akuzën. Vetëm kam sigluar një shkresë që ka përgatitur vartësi im, mbi bazën e dokumentev­e që ka dorëzuar qytetari”, është shprehur Frrokaj. e. h

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania