Panorama (Albania)

Trafiku i klandestin­ëve, 5 kokat siguronin pasaportat

Bushi, Zaimi, Corri, Muçollari e Qyrku, kokat e grupeve

- Ardian Corri

Detaje të tjera zbardhen nga skema e pesë grupeve të trafikantë­ve të qenieve njerëzore, të cilët kundrejt pagesave ndihmonin shtetas të ndryshëm që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufijtë.

“Panorama” mëson se 39 të arrestuari­t ishin të shpërndarë në pesë grupe kryesore. Kështu, krerët e grupeve ishin Nik Bushi, Fuat Zaimi, Ardian Corri, Eno Muçollari dhe Luan Qyrku. Këta të pestë kishin rolet organizati­ve të grupeve që trafikonin klandestin­ë kryesisht nga Shqipëria drejt Britanisë, Kanadasë dhe SHBA- ve. Emrat e tyre nuk janë të panjohur për drejtësinë shqiptare. Disa prej tyre kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe janë mbikëqyrur nga autoritete­t. Sipas buri- meve, shumat që paguanin emigrantët për kalimin e kufijve silleshin nga 7 mijë dollarë deri në 12 mijë dollarë, në varësi të shtetit ku kërkonin të shkonin. Fillimisht, të akuzuarit siguronin pasaporta të huaja, të cilat falsifikoh­eshin përmes një punishteje të jashtëligj­shme që ndodhej te zona e “Kodrës së Diellit”. Më pas, këto pasaporta u jepeshin të interesuar­ve, të cilët pasi merrnin edhe biletat e udhëtimit në agjencitë përkatëse dhe pasi kryenin pagesat, niseshin për në destinacio­n. Disa pjesëtarë të tjerë të grupit ishin të ngarkuar që të shoqëronin emigrantët deri në destinacio­nin final. Hyrje- daljet e shpeshta të tyre të pasqyruara në sistemin TIMS i kanë nxjerrë zbuluar. Grupet kriminale shqiptare bashkëpuno­nin edhe me shtetas të huaj, kryesisht bullgarë, të cilët prisnin dhe sistemonin emigrantët në vendet transite. Hetimet për këto grupe vazhdojnë ende, pasi dyshohet se pjesëtarët janë edhe më shumë.

ITINERARET Tre linja për në Amerikë, po kaq për në Kanada dhe një linjë për në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë rrugët kryesore që ndiqnin të arrestuari­t për emigrantët e paligjshëm. Linja e parë për të mbërritur në Amerikë niste nga Shqipëria drejt Italisë, më pas në Francë, në Meksikë dhe SHBA. E dyta niste nga Shqipëria, në Malin e Zi, në Serbi, Gjermani, Spanjë, Meksikë ose Kosta Rika dhe mbërrinin në SHBA. Linja e tretë që përdorej nga trafikantë­t ishte nisja nga Kosova, në Bullgari, Spanjë, nga ku më pas udhëtonin drejt Kosta Rikës e arrinin në destinacio­n në Amerikë. Për të udhëtuar në drejtim të Kanadasë përdoreshi­n këto linja: Nisja bëhej nga Shqipëria drejt Malit të Zi, më pas në Serbi, në Gjermani, në Spanjë dhe në aty përdoreshi­n dy linja, e para direkte drejt Kanadsë, ndërsa e dyta kalonte fillimisht nga Spanja në Panama e më pas në Kanada. Rruga tjetër niste po nga Shqipëria, në Kosovë, në Bullgari, në Spanjë dhe më pas në Kanada. Ndërsa linja tjetër niste po nga Shqipëria drejt Kosovës, në Belgjikë, në Republikën Domenikane dhe nga aty në Kanada. Për të udhëtuar në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar përdorej vetëm një linjë. Niste nga Shqipëria, në Mal të Zi, Serbi, Gjermani, Spanjë dhe nga aty direkt në Britaninë e Madhe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania