Panorama (Albania)

Kapet në Tiranë 35- vjeçari që kërkohej për grabitje në Itali

-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e djeshme një 35vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t italiane. Bëhet fjalë për shtetasin Erlis Belba, 35 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec. Belba, i cili është një emër jo i panjohur edhe për drejtësinë shqiptare, është arrestuar pasi është shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma. Sipas njoftimit të Policisë, ndaj tij ka një masë sigurie “arrest me burg” në mungesë, lëshuar në dhjetor të vitit të kaluar, pasi akuzohet për grabitje me armë, përdorim i lëndëve shpërthyes­e dhe pjesëtar i bandave kriminale. Dyshohet se Belba ka qenë pjesë e një bande që grabiste me dhunë në Itali. “Policia e Tiranës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombët­ar, gjatë paradites së sotme ka bërë të mundur kapjen e një tjetër personi të shpallur në kërkim ndërkombët­ar, konkretish­t shtetasin Erlis Belba, 35 vjeç lindur dhe banues Pogradec. Shtetasi shqiptar, Erlis Belba, është shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Roma, pasi Autoritete­t Gjyqësore Italiane, me urdhërarre­stin me nr. OÇC 9307, datë më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatë­s kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndëve eksplozive”, të parashikua­ra nga Kodi Penal italian”, shkruan komunikata e Policisë. Por Belba ka qenë i përfshirë edhe në një konflikt më parë në vendin tonë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008, kur Belba ishte duke debatuar me një vajzë në rrugë dhe gjatë debatit një person i tretë ndërhyn duke i kërkuar llogari. Pasi është larguar, Belba është rikthyer pas disa minutash me një mikun e tij te vendi ku gjendej personi që i kishte ndërhyrë në debat dhe kanë nisur ta godasin me grushte dhe shqelma. Ai ka mundur të largohet dhe ka marrë një armë në banesë, duke qëlluar më pas ndaj Belbës dhe mikut të tij, i cili ishte edhe efektiv i Forcave Speciale. Gjatë të shtënave mbeti i plagosur vetëm miku i Belbës, ndërsa ky i fundit u largua nga vendngjarj­a, duke mos i ardhur në ndihmë atij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania