Panorama (Albania)

“Vetingu” referon në Prokurori ish- anëtarin e Gjykatës Kushtetues­e

Procesi i vetingut u ndërpre fillimisht për gjyqtarin, pas dorëheqjes nga Kushtetues­ja më 12 shkurt të këtij viti

- Besnik Imeraj

Ish- gjyqtari i Gjykatës Kushtetues­e, Besnik Imeraj, është dërguar për ndjekje penale në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it.

Lajmi u publikua nga vetë institucio­ni i vetingut, ditën e djeshme përmes një njoftimi të shkurtër në faqen e tij zyrtare. Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga Gjykata Kushtetues­e më 31 janar 2018 dhe procesi i vetingut ndaj tij u ndërpre. Por pavarësish­t kësaj, duket se Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka gjetur shkelje që përbëjnë vepër penale dhe ka vendosur ta referojë dosjen e tij në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me për hetime të mëtejshme. “Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithsh­me të gjithë dokumentac­ionin, që rezultoi nga hetimi administra­tiv gjatë procesit të rivlerësim­it të ish- gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e, zotit Besnik Imeraj,” thuhet në njoftimin e sh- kurtër të KPK- së, të publikuar në faqen zyrtare të këtij institucio­ni. Ende nuk dihet se çfarë përmban dosja e KPK- së që i është referuar Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për Besnik Imerajn. Ky i fundit ka qenë gjyqtar karriere dhe i emëruar së fundmi, në vitin 2013 nga ish- Presidenti Nishani si anëtar i Gjykatës Kushtetues­e. Besnik Imeraj ka qenë edhe relator i ligjit të vetingut në Komisionin e Venecias. Ai ka gjykuar plot dosje të bujshme gjatë viteve që ka punuar në sistemin e drejtësisë si gjyqtar. Përmendim këtu çështjen e Aldo Bares dhe shumë të tjera. Në janar të këtij viti, Imeraj dha dorëheqjen nga Gjykata Kushtetues­e, duke thënë se arsyet ishin personale. Mirëpo, sipas ligjit për Reformën në Drejtësi, gjyqtarëve dhe prokurorëv­e shqiptarë iu dha mundësia në fillim të Reformës në Drejtësi, që të tërhiqeshi­n pa hyrë automatiki­sht në kontroll për një periudhë tremujore. Sipas Aneksit G të Kushtetutë­s, gjyqtarët dhe prokurorët që tërhiqeshi­n në këtë mënyrë, nuk lejo- heshin të ktheheshin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Dorëheqja e papritur e Imerajt nga Gjykata Kushtetues­e ngjalli dyshime për pastërtinë e figurës së tij. Për Imerajn, PKP- ja vendosi pushimin e procesit të vetingut më datë 12 shkurt. Por vetëm një muaj më vonë, po ky institucio­n, vendosi ta referojë çështjen në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, e cila do të ketë për detyrë të shqyrtojë nëse nga ky hetim administra­tiv kanë dalë apo jo fakte që përbëjnë vepër penale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania