Panorama (Albania)

Pas refuzimeve, rihapen aplikimet për anëtarin e Gjykatës së Strasburgu­t

-

Këshilli i Ministrave ka rihapur aplikimet për të plotësuar vendin vakant të anëtarit përfaqësue­s të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Qeverisë “Rama” iu kthyen nga Këshilli i Europës tri lista me kandidatë, ku në të tria listat ishte kandidatur­a e Sokol Berberit. Në njoftimin e saj, qeveria ka shtyrë afatin e aplikimeve deri në datën 16 prill 2018, edhe pse aplikimet ishin mbyllur para një viti. Për rihapjen e aplikimeve, qeveria argumenton se kërkon që për postin e gjyqtarit shqiptar në Strasburg të këtë sa më shumë kandidatë që vijnë nga radhët e gjyqtarëve, prokurorëv­e, avokatëve, profesorë dhe lektorëve të së Drejtës. “Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 ( nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimi­t të këtij afati ose kur ai/ ajo arrin moshën 70 vjeç. Kandidatët, nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9- vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç”, thekson njoftimi i qeverisë. Të gjithë aplikantët do duhet të kalojnë procesin e vetingut. “Duke marrë në konsiderat­ë rëndësinë e integritet­it profesiona­l e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësue­sve shqiptarë në trupat ndërkombët­arë gjyqësorë, në përputhje me Kushtetutë­n dhe legjislaci­onin në fuqi, aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohe­n procesit të rivlerësim­it kalimtar ( veting- ut)”, thekson njoftimi i qeverisë. Në listën e parë, qeveria propozoi si kandidat Sokol Berberin, Ina Ramën dhe Gent Ibrahimin, por kjo listë u refuzua. Herën e dytë qeveria ripropozoi sërish Sokol Berberin, Aurela Anastasin dhe Aleksandër Muskajn, por edhe kjo listë nuk u pranua nga Strasburgu. Të njëjtin fat pati dhe lista e tretë, në të cilën ishte sërish pjesë Sokol Berberi, Irakli Koçollari dhe Suela Mëneri. Në të tria rastet lista e kandidatëv­e është rrëzuar nga Këshilli i Europës si e papërshtat­shme dhe të zgjedhur jo sipas procedurav­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania