Panorama (Albania)

Masakroi kushëririn me sëpatë, në sy të djalit, autori: Nuk jam mirë

- Dilaver Veshaj

VLORE - Masakroi kushëririn e tij me sëpatë pas debatit për vijën e ujit, autori pretendon për probleme mendore para Gjykatës. Dilaver Veshaj, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij, Arben Veshaj, 37 vjeç, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, nuk ka pranuar të flasë gjatë, por nuk ka mohuar akuzën. 40- vjeçari u la në “arrest me burg” nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni, me kërkesë të prokurorit Kledian Llaho. Mbi 40- vjeçarin rëndojnë trI akuza, “armëmbajtj­e pa leje të armëve”, “vrasje me dashje” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive dhe të gjuetisë”. Veshaj u dërgua në Gjykatë nën masa të forta sigurie, ndërsa kanë munguar familjarë apo të afërm të tij jashtë sallës së gjyqit, pasi seanca për dhënien e masës së sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjatë seancës, 40- vjeçari nuk ka folur gjatë duke u justi- fikuar me gjendjen e tij psikologji­ke. “Nuk jam mirë dhe nuk kam qenë në gjendje të mirë gjatë kësaj kohe”, ka deklaruar Dilaver Veshaj dhe më pas ka qëndruar thuajse në heshtje të plotë. Në momentet e mbërritjes në Gjykatë, por edhe gjatë seancës, te 40- vjeçari shihej se gjendja psikologji­ke e tij ishte mjaft e rënduar. Krimi ndodhi në orët e para të 17 marsit, në fshatin Gumenicë, ku Dilaver Veshaj qëlloi fillimisht me armë tip pistoletë në drejtim të Arben Veshaj dhe më pas me sëpatë duke e lënë të vdekur, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi kur viktima ishte në shoqërinë e djalit të tij 7 vjeç. 37vjeçari ishte duke kaluar pranë stanit të kushëririt të tij, kur ky i fundit ka dalë prej andej duke e qëlluar me një plumb në bark, ndërsa më pas e ka goditur tri herë më sëpatë duke e lënë të vdekur. Ishte djali i mitur që lajmëroi të afërmit për ngjarjen, ndërsa vetëm pak orë më vonë, Policia bëri të mundur arrestimin e Dilaver Veshajt. Gjithçka mësohet se ka ardhur pas një konflikti për një vijë uji që kalonte pranë staneve të dy kushërinjv­e, ndërsa nga grupi hetimor është mësuar se një ditë para ngjarjes, autori dhe viktima kishin pasur edhe një grindje mes tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania