Panorama (Albania)

LEZHE/ Breshëri nxjerr makinën nga rruga, tre të plagosur

-

LEZHE - Tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi rreth orës 05: 00 të së martës në superstrad­ën Lezhë- Laç, në afërsi të fshatit Ishull- Shëngjin. Automjeti tip “Mercedez Benz” me targë AA 025 MK ka qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Lezhës, ku si pasojë e lagështisë në rrugë dhe shpejtësis­ë së madhe, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në një fidanishte. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale T. P, 26 vjeç, si dhe pasagjerët, shtetasja S. G, 17 vjeçe dhe A. R, 23 vjeç. Ky i fundit ka marrë dëmtime më të shumta dhe është dërguar për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën. Në momentin e aksidentit, ka pasur edhe reshje breshëri, të cilat mendohet se janë bërë shkaku kryesor që mjeti, i cili po lëvizte me shpejtësi, të dilte nga rruga. e. h

PUKE/ Kreu i PD- së Fushë- Arrëz dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak

Anëtari i vetëm i Këshillit në Bashkinë e Fushë- Arrëzit nga Partia Demokratik­e ka dhënë dorëheqjen. Prel Gjoni, në një letër dërguar Komisionit të Mandateve pranë Këshillit Bashkiak, deklaron dorëheqje të parevokues­hme duke dhënë si arsye ngarkesën që ka për shkak të angazhimit partiak. Gjoni mban detyrën e kreut të PD- së në degën e Fushë- Arrëzit, ndërsa në zgjedhjet e pushtetit vendor ishte kryesues i listës së kandidatev­e të PD- së për Këshillin Bashkiak, ku PD fitoi vetëm një mandat. Në letrën e dorëheqjes, kreu i demokratëv­e të Pukës ka përmendur si motiv të largimit të tij ngarkesën që ka si pasojë e angazhimit politik. Gjoni ka marrë kritika për mënyrë e drejtimit të degës së PD- së, duke e cilësuar atë si person afër “pushtetit”. Gjithashtu, ankesat kanë të bëjnë dhe me faktin se ai jeton larg elektorati­t lokal pasi banon në Tiranë. Sipas renditjes pasuese, pas Prel Gjonit në Këshillin Bashkiak të Fushë- Arrëzit është Greta Prendi, e cila si pasojë e angazhimev­e personale jashtë vendit nuk e ka pranuar mandatin, që pritet t’i kalojë Hil Kola, ish- kryetar i komunës në Qafë- Mal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania