Panorama (Albania)

SHKAKU I VRASJES

- DIBER/ ALBI LALA

Elsi Kosiqi u vra në oborrin e shtëpisë në orët e vona të së hënës. Pasi e thirrën në emër, ishin tri të shtëna me armën e zjarrit që i morën jetën 32- vjeçarit.

Vrasja në Maqellarë të Dibrës ka ngjallur frikë dhe panik në këtë zonë, ndërsa autori është identifiku­ar pas disa orësh mbajtje nën mbikëqyrje nga Policia. Prej orëve të para të mëngjesit të djeshëm, forca të shumta ngritën postblloqe në Mat, Bulqizë e Dibër. Zyrtarë të Policisë bëjnë të ditur se autori i dyshuar është Mehmut Gega, 24 vjeç, banues në fshatin Okshatinë. Shkak për vrasjen e 32- vjeçarit besohet se kanë qenë konfliktet e vazhdueshm­e mes tyre, por ende nuk dihet arsyeja, po ashtu as bashkëpunë­torët e tij. Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, mësohet se hetimet janë shtrirë dhe në vendin fqinj, Maqedoni, pasi viktima ka dalë dhe hyrë në pikën kufitare të Bllatës, i shoqëruar me persona të tjerë mesnatën e së hënës. “Oficerë të Policisë Gjyqësore Dibër kanë udhëtuar që në orët e para të ditës së djeshme drejt Maqedonisë”, tha një drejtues lokal i Policisë. “Në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë janë siguruar të dhëna për lëvizjet e Kosiqit. Nuk mund të themi detaje, por 32- vjeçari ka hyrë dhe ka dalë në kufi me persona të tjerë. Ne po hetojmë gjithashtu ku ka qenë Kosiqi një natë para vrasjes, nën shoqërinë e kujt ka qenë dhe çfarë kanë bërë matanë kufirit”, thanë të njëjtat burime. Ngjarja ka ndodhur në orën 01: 30. Vila e familjes Kosiqi ndodhet në qendër të Maqellarës, në anë të rrugës nacionale Bulqizë- Peshkopi. Policia ka sekuestrua­r kamerat e sigurisë në Doganën e Bllatës dhe ato të bizneseve të Maqellarës dhe po shihet me kujdes lëvizja e çdo automjeti apo personi gjatë një natë më parë. Ndërkohë, grupi hetimor pret dhe fakte të reja nga Maqe- Zyrtarisht, Policia e Dibrës thotë se shkak për vrasjen është konflikti për motive të dobëta. Burimet bëjnë të ditur se dy të rinjtë kanë pasur konflikte të vazhdueshm­e me njëri- tjetrin. Në momentin e vrasjes, viktima Elsi Kosiqi kishte vetëm pak orë që ishte kthyer nga Maqedonia. Ndërkohë, autori, Mahmut Gega, u shoqërua për t’u marrë në pyetje pak pas ngjarjes si i dyshuar. 24- vjeçari Gega rezulton se në vitin 2015 është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekje. Në aksidentin e ndodhur në Grezhdan, Gega, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Ford Galaxy”, ku mbeti e vdekur shtetasja F. M, vjeç 42, banuese në Maqellarë. donia që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të vrasjes. Pak pas ngjarjes, Policia e Dibrës shoqëroi pesë persona, mes së cilëve ishte dhe autori i dyshuar Mehmut Gega. 24vjeçari, pas marrjes në pyetje, është mbajtur nën mbikëqyrje nga forcat e Policisë, gjë e cila çoi dhe në zbulimin se ishte pikërisht ai autori i krimit. Lidhur me shkakun e krimit, zyrtarisht Policia thotë se bëhet fjalë për konflikt për motive të dobëta. Përgjimi i telefonata­ve të disa personave ka hedhur dyshimet e para për motivet e krimit që ka të bëjë me një va- jzë. Ndërkohë, Policia ka ngritur dhe pista të tjera, për të cilat po hetohet. Një nga pistat është ajo e ndonjë lidhjeje të fshehtë dashurie e 32- vjeçarit, zbulimi i së cilës mund të ketë çuar në vrasjen e tij. Familja Kosiqi ka një biznes në Peshkopi. Ekzekutimi i 32- vjeçarit nuk ka lidhje me aktiviteti­n privat, me llixhat në Peshkopi. Po ashtu, familja Kosiqi dhe vetë Elsi nuk kanë pasur konflikte me persona të tjerë. Personat e shoqëruar dhe të tjerë që janë nën hetim, pritet të japin informacio­n për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Maqellarë të Dibrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania