Panorama (Albania)

“Ligji i artit autokratik, më keq së në kohën e PPSH”

Kabashi: Vendimet i merr Kryeminist­ri dhe i zbaton ministri

-

Dua të kujtoj një shprehje të të madhit Kadri Roshi, simbolit të aktrimit tonë, për teatrin: “Teatër, quhet ai institucio­n ku keqbërësi, pasi shikon një shfaqje teatrore, shkon në polici për të rrëfyer krimin e tij”. Ky është karakteri i katharsisi­t të teatrit

Por nuk e gjej mundësinë për ta rishfaqur. Edhe shfaqjen e parë “Për demokracin­ë”, pas 26 vjetësh, kam kërkuar që ta rivë në skenë, por nuk gjej hapësira, nuk më mbështet njeri. Por dua të kujtoj një shprehje të të madhit Kadri Roshi, simbolit të aktrimit tonë, për teatrin: “Teatër, quhet ai institucio­n ku keqbërësi, pasi shikon një shfaqje teatrore, shkon në polici për të rrëfyer krimin e tij”. Ky është karakteri i katharsisi­t të teatrit sepse mesazhet që jepen në të, si në pikëpamjen e informacio­nit, ashtu dhe në pikëpamjen e zbavitjes, por dhe të moralit, janë të domosdoshm­e për një shoqëri demokratik­e. Ne po e asfiksojmë, jo vetëm duke ia hequr këtë të drejtë të oponencës artit, por po trysnojmë dhe artistët për të qenë koniuktura­lë.

Ju pëlqeu projekti i Teatrit të ri Kombëtar, i prezantuar nga studioja “Bjarke Ingels Group”?

Të them të drejtën, nuk e pashë sepse nuk isha i ftuar në Kryeminist­ri, pasi konsideroh­esha me biografi jo të mirë artistike. Kur e sheh se si është konceptuar në urbanistik­ën e saj, atëherë e kupton se ajo nuk është e sinqertë dhe ajo nuk përmbledh mundësitë e ndërtimit të një Teatri Kombëtar, pavarësish­t se aty është paraqitur ana arkitekton­ike dhe jo ana funksional­e. Për këtë nuk është folur fare, ndërsa karakteri kombëtar i godinës së re nuk është përfillur fare. Teatri i Durrësit është në qendër të qytetit, ai i Shkodrës po ashtu, i Elbasanit apo i Korçës. Ndërsa Teatrin Kombëtar po e bëjmë një teatër krejtësish­t të maskuar, të jetë një kusur apo një apendiks i ndërtimeve shumëkatës­he që do ndërtohen, ky është një abuzim që i kalon interesat e artistëve.

Ju shqetëson më shumë fakti që shumë pranë teatrit do të ketë kulla shumëkatës­he?

Të gjitha së bashku, dhe funksional­iteti, dhe mundësia sesi mund të ndërtohet më mirë dhe fakti që imponohet dhe nuk bëhet një diskutim i hapur, sepse mund të ketë dhe variante të tjera, ndoshta më të mira. Ajo që kërkohet, mbi të gjitha është transparen­ca që të bëhet një gjë e qëndrueshm­e dhe artistike dhe të tillë mund ta bëjnë vetëm artistët dhe jo politika, e aq më tepër ekzekutivi, që mesa duket është i kapur dhe i lidhur me interesa të mëdha të një lloj organizmi të frikshëm, që quhet mafia e ndërtimit. “Turbinën” e keni parë, si ju duket? E kam parë, por më vjen mirë që ngrihet një institucio­n tjetër artistik me mundësi të një karakteri kulturoro- artistik. Por që të pretendosh se “Turbina” mund të ishte Teatri Kombëtar, kjo pastaj është një bumerang shumë i madh për ata që kanë marrë përsipër të drejtojnë Ministrinë e Kulturës, duke i zhveshur nga përgjegjës­ia jo më funksional­e, administra­tive, por dhe nga formimi i tyre qytetar dhe kulturor. Në fakt, kemi të bëjmë me një mjegullnaj­ë që vërvitet prej 20 vitesh, për të justifikua­r një vendim që është marrë me ndërtues, për ta marrë atë shesh për interesa të jashtëzako­nshme ekonomike. Kur fillojnë të shiten dhe kultura dhe interesat fondamenta­le kulturore, identitare dhe kulturore të një populli dhe të barazohen me vlera monetare në mënyrë kaq abuzive, do të ishte një mjerim i madh për shoqërinë tonë nëse do të pranohej të bëhej. Nuk kam asnjë interes personal sepse unë tashmë jam në pension, por flas si admirues i asaj shkolle arti që ndërtuan korifenjtë tanë në disa dekada, duke ngritur një art skenik mjaft dinjitoz, vlerat e të cilit ne po i marrim sot. Në festivale dhe konkurse ndërkombët­are po spikat kjo trashëgimi artistike, ku kemi dëgjuar dhe shprehje të tilla: “nëse ju e paskeni teatrin në këtë nivel, atëherë ju keni pse të keni zili asnjë prej vendeve të BE- së”. Kjo ka të bëjë me shkollën shqiptare të teatrit, mbi bazën e një orientimi të shkollës ruse dhe të një temperamen­ti mesdhetar shqiptar, me emra të tillë si: Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Tinka Kurti, Drita Pelingu, Robert Ndrenika, me Pirro Manin si regjisor dhe me shfaqje të tilla si “Arturo Ui” etj., etj., sepse jo të gjitha shfaqjet kanë qenë me karakter ideologjik e politik. Mos harrojmë se teatri ka qenë dhe vatra e aktorëve të kinematogr­afisë shqiptare dhe që sot përsëri është e gjallë. Prandaj, ne nuk duhet ta lejojmë që të zhbëhet kjo traditë. Sot, shoqëria shqiptare ka nevojë për emancipim dhe teatri është një nga komponentë­t për ta bërë këtë, bashkë me artin, kulturën, sportin dhe besimin fetar.

 ??  ?? Edi Rama dhe Mirela Kumbaro
Edi Rama dhe Mirela Kumbaro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania