Panorama (Albania)

Trump uron Putin për fitoren: Do të takohemi së shpejti

-

Presidenti Trump i ka telefonuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, për fitoren dhe rizgjedhje­n dhe tha se ka ndërmend të takohet me Putinin për të diskutuar tema të ndryshme, duke përfshirë një garë armësh që po del jashtë kontrollit. Telefonata u njoftua fillimisht nga Kremlini, por më pas u konfirmua nga Trump, në njoftimet e Shtëpisë së Bardhë. Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump tha se ai e përgëzoi Putinin mbi fitoren dhe se ai dhe Putin do të takoheshin në të ardhmen jo shumë të largët. “Donald Trump përgëzoi Vladimir Putinin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenci­ale”, kështu njoftoi Kremlini. Dhe, përtej përgëzimev­e, sipas njoftimit të dy udhëheqësi­t diskutuan Sirinë, Ukrainën, Korenë e Veriut dhe kontrollin e armëve. “Vëmendje e veçantë u kushtua për të bërë përparim në çështjen e mbajtjes së një takimi të mundshëm në nivelin më të lartë. Biseda bartte një karakter konstrukti­v dhe ishte e orientuar drejt kapërcimit të problemeve që janë grumbullua­r në marrëdhëni­et SHBARusi”, u tha nga Presidenca ruse. Ndërsa Trump, mbi konfirmimi­n e bisedës, u tha gazetarëve: “Kam pasur një telefonatë me presidenti­n Putin dhe e kam uruar atë për fitoren, fitoren e tij elektorale. Telefonata duhej të bëhej gjithashtu për faktin se ne ndoshta do të takohemi në një të ardhme jo shumë të largët, në mënyrë që të mund të diskutojmë për armët, ne mund të diskutojmë garën e armëve. Siç e dini, ai bëri një deklaratë se të jesh në një garë armësh nuk është një gjë e mrekullues­hme. Dhe ne po shpen- zojmë 700 miliardë dollarë këtë vit për ushtrinë tonë dhe shumë prej këtyre parave janë për të punuar që të mbetemi më të fortë se çdo komb tjetër në botë”. Sipas presidenti­t të SHBA- ve, telefonata ishte shumë pozitive dhe se “Ndosh- ta do të takohemi në të ardhmen jo shumë të largët për të diskutuar garën e armëve, e cila po del jashtë kontrollit, por kurrë nuk do të lejojmë askënd të ketë çdo gjë edhe afër asaj që kemi. Gjithashtu do të diskutojmë mbi Ukrainën, Sirinë dhe Korenë e Veriut, si dhe gjëra të tjera. Shtëpia e Bardhë tha se Trump dhe Putin kanë prekur marrëdhëni­et dypalëshe dhe kanë vendosur të vazhdojnë dialogun për prioritete­t dhe sfidat e ndërsjella të sigurisë kombëtare.

 ??  ?? Putin dhe Trump në një takim në vitin 2017
Putin dhe Trump në një takim në vitin 2017
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania