Panorama (Albania)

Kufiri, seancë maratonë në Kuvendin e Kosovës

Fjalime deri pas mesnate në pritje të votimit të Demarkacio­nit

-

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar të martën një seancë maratonë për Demarkacio­nin me Malin e Zi, e cila ka zgjatur deri në orët e para të së mërkurës.

Ndërkohë që pas fjalimit të krerëve të grupeve parlamenta­re janë renditur dhjetëra deputetë që të mbajnë fjalimet e tyre në kohën ligjore prej dhjetë minutash, nuk dihej akoma nëse ishin mbledhur 80 votat që duheshin për Demarkacio­nin. Ka një mundësi që votat të kenë qenë mbledhur, pasi serbët në Kuvendin e Kosovës, të cilët e kanë kushtëzuar votimin e Demarkacio­nit me Themelimin e Asociacion­it të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, të kenë rënë dakord pasi në ditën e votimit, Blerim Shala, këshilltar­i i presidenti­t të Kosovës, ka thënë se Prishtina e ka obligim formimin e Asociacion­it të Komunave Serbe, si dhe se duhet ta shfrytëzoj­ë rastin dhe të arrijë marrëveshj­e ligjërisht obliguese dhe t’i normalizoj­ë marrëdhëni­et me Serbinë. Deri pranë orës 21: 00, kishte edhe 30 deputetë që kishin kërkuar për të mbajtur fjalën në Kuvend. Foltorja ishte e zënë deri pas mesnatës. Me fjalime ku deputetët tallnin njëri- tjetrin, debati është bërë i padurueshë­m jo vetëm për shikuesit, por edhe për vetë deputetët, ku gjysma e tyre ishin larguar nga salla e Kuv- endit, sipas postimeve në “Facebook”. Qeveritarë­t në Kosovë kanë bërë thirrje për votimin pro Demarkacio­nit me Malin e Zi. Kryeminist­ri Ramush Haradinaj, para se të niste seanca, u shpreh i sigurt se Demarkacio­ni do të votohej, pasi nuk do ta caktonin dis- kutimin për të nëse nuk do të kishin pasur votat. Haradinaj ka kujtuar se është BE- ja që po kërkon ratifikimi­n e Demarkacio­nit si kusht për liberalizi­min e vizave. Ai u ka kërkuar deputetëve që të mos votojnë kundër arsyetimit. “Nuk ka zyrtar të BE- së që ka vizituar Kosovën, që nuk ka thënë kryejeni këtë temë dhe çlironi njerëzit tuaj”, tha Kryeminist­ri Haradinaj. Sipas tij, nëse nuk votohet Demarkacio­ni, nuk po ndëshkohet politika, por qytetari i zakonshëm i Kosovës. Ai edhe një herë ka siguruar se me kalimin e Demarka- cionit Kosova nuk do të humbasë territor. Mbrëmë ishte hera e katërt që po tentohet të votohet marrëveshj­a e kufirit me Malin e Zi, si kushti kryesor për liberalizi­min e vizave. LDK, PDK, AAK, Nisma dhe minoritete­t jo serbe janë deklaruar se do ta votojnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania