Panorama (Albania)

Sarkozi në Polici për fondet nga Gaddafi në 2007

-

Ish- presidenti francez, Nicolas Sarkozi, është mbajtur në Polici për t’u pyetur lidhur me akuzat se ka marrë miliona euro në fonde të paligjshme gjatë fushatës zgjedhore, nga regjimi i ishdiktato­rit libian, Muamar Gaddafi. Sarkozi, i cili ishte presidenti i djathtë i Francës nga 2007 në 2012, u pyet nëse Gaddafi dhe të tjerë në Libi financuan ilegalisht fushatën e tij zgjedhore në vitin 2007. Hetimi përbën skandalin më eksploziv të financimit të Francës në dekada. Sarkozi i ka mohuar vazhdimish­t akuzat. Por kjo është hera e parë që Policia ka vënë në dyshim Sarkozinë lidhur me akuzat. Një hetim francez për financimin e dyshuar të fushatës së paligjshme nga Libia u hap në vitin 2013 dhe u përqendrua në pretendime­t e korrupsion­it, ndikimit të trafikimit, falsifikim­it, shpërdorim­it të fondeve publike dhe pastrimit të parave. Hetuesit po ekzaminojn­ë pretendime­t se regjimi i Gaddafit i dha fshehurazi Sarkozisë 50 milionë euro për fushatën e vitit 2007. Një shumë e tillë do të ishte më shumë se dyfishi i limitit të financimit të fushatës ligjore, ( 21 milionë euro) në atë kohë. Pagesat e dyshuara, gjithashtu shkelin rregullat franceze kundër financimit të huaj. Në prill 2012, një uebsajt hetimor, “Mediapart”, botoi një dokument që thuhej se u nënshkrua nga një figurë e lartë libiane, ku deklarohej se regjimi miratoi një pagesë prej 50 milionë eurosh për të mbështetur fushatën zgjedhore të Sarkozisë. Më parë Sarkozi dhe Claude Guéant, aleat i ngushtë i tij dhe ish- ministër, thanë se dokumentet e marra nga “Mediapart” ishin të rreme. Por një gjykatë franceze më vonë deklaroi se disa dokumente ishin autentike dhe u hap hetim i gjatë. Sarkozi 63 vjeç, deri tani nuk kishte pranuar të përgjigjet në një thirrje për t’u marrë në pyetje në këtë rast.

 ??  ?? Ish- lideri i Libisë, Muammar Gaddafi dhe ish- Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, në vitin 2007
Ish- lideri i Libisë, Muammar Gaddafi dhe ish- Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, në vitin 2007

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania