Panorama (Albania)

Shqipëria e nis pa 3 lojtarë, alarm për Etrit Berishën

Risitë dhe ndryshimet në grupin e kombëtares, pak harmoni dhe entuziazëm

- DURRËSI/

Ekipi Kombëtar i futbollit ka nisur përgatitje­t për ndeshjen e radhës miqësore kundër Norvegjisë, e cila është edhe sfida e parë e kuqezinjve për vitin 2018, njëkohësis­ht edhe për edicionin e ri futbollist­ik ndërkombët­ar.

Kuqezinjtë janë grumbullua­r në “shtëpinë” e tyre, në ambientet e resortit “Tropikal”, ku mundësohet edhe aktiviteti fizik i tyre. Në grumbullim­in e Kombëtares, këtë radhë vërehen fytyra të reja dhe mungesat e disa prej lojtarëve që kanë dhënë shumë për fanellën kuqezi. Në ambientin stërvitor të kuqezinjve, me sy të lirë vihet re mungesa e unitetit ( për shkak të afrimeve dhe largimeve). Në kampin kuqezi mungojnë batutat mes lojtarëve, kjo për shkak se shumica e tyre qëndrojnë të ndrojtur, pasi nuk janë përshtatur mirë me grupin dhe nuk njihen me njëri- tjetrin, ndryshe nga herët e tjera kur grupi ishte thuajse identik në çdo grumbullim me përjashtim­in e ndonjë afrimi të ri apo mungese për arsye të ndryshme. Në këto kushte, në kampin kuqezi kishte më shumë alegri dhe entuziazëm. Ndryshe nga paraardhës­i i tij, Panuçi perceptohe­t si shumë serioz dhe mjaft i “sertë”, jo vetëm me lojtarët, por me gjithçka rrethon ambientin kuqezi.

MUNGESAT Në seancën e parë stërvitore, Panuçi nuk kishte të gjithë lojtarët në dispozicio­n. Pasditen e djeshme nuk morën pjesë në stërvitje portieri Berisha dhe mbrojtësit Hysaj e Gjimshiti. Mbrojtësi i Napolit mësohet të ketë marrë leje te Panuçi për të vizituar qytetin e tij ( Shkodrën), ndërsa Gjimshiti është nisur drejt Kosovës, pasi gjyshja e tij kishte ndërruar jetë. Të dy mbrojtësit do të jenë në dispozicio­n të Panuçit duke nisur nga paraditja e sotme, ndërsa për portierin Berisha do të vendosin rezultatet mjekësore. Portieri i Atalantës ka pësuar një dëmtim në kofshë, ndaj edhe nuk u stërvit gjatë pasdites së djeshme. Stafi mjekësor ka kryer vizita të specializu­ara dhe pritet që në vizitat e ardhshme të vendoset nëse do të vazhdojë të jetë i grumbullua­r me skuadrën apo do të largohet drejt Italisë për t’iu bashkuar skuadrës së tij, Atalanta.

 ??  ?? Çast nga seanca e parë stërvitore
Çast nga seanca e parë stërvitore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania