Panorama (Albania)

Lika: Shqipërinë e zgjodha pa mëdyshje, ka konkurrenc­ë

- Bujar Lika

Në ndeshjen miqësore me Norvegjinë, trajneri Panuçi ka ftuar në Kombëtare një emër të ri dhe pa shumë njohje nga opinioni sportiv. Futbollist­i i Grashopers­it, Bujar Lika, gjatë konferencë­s së djeshme për mediat, ka komentuar ftesën e kuqezinjve, si dhe zgjedhjen që ka bërë për fanellën e Kombëtares. Futbollist­i i linjës së djathtë pranon konkurrenc­ën, ndërkohë që tregon edhe entuziazmi­n në skuadrën zvicerane për thirrjen e tij nga Shqipëria.

Ftesa e Panuçit – “Para një jave kemi pasur një ndeshje me Jong Bojs. Dy ditë më vonë më mori Panuçi në telefon. Jam krenar që kam këtë mundësi dhe më kanë bërë ftesë”, është shprehur fillimisht Lika.

Mungesa te moshat – “Kam luajtur në ligën e dytë të Zvicrës, kam pasur dëmtime disa herë dhe nuk kisha mundësi të tregoja veten më herët”.

Shqipëria – “E kam zgjedhur vetë Shqipërinë. Nuk kisha asnjë dyshim, s’e mendova dy herë. Për mua ka qenë një ëndërr të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë. Kam vendosur të luaj për ku- qezinjtë dhe jam shumë i lumtur, si në aspektin personal, por është diçka që sjell lumturi edhe për familjen time”.

Pritja – “Më kanë pritur shumë mirë dhe lojtarët. Atmosfera është shumë e mirë. Një shans shumë i mirë për mua të tregoj veten në stërvitje. Panuçi nuk më ka premtuar asgjë, ndërkohë që unë pranova ftesën dhe erdha. Në kombëtare, konkurrenc­a është shumë e madhe”.

Merkatoja me Kombëtaren – “Pas pjesëmarrj­es në Europian është rritur vlera e Kombëtares. Kur mora ftesën, u gëzuan dhe lojtarët e tjerë të ekipit tim”, ka deklaruar Bujar Lika.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania