Panorama (Albania)

Manaj shpjegon kartonin: Nuk ndiej presion, te Shpresat për fitore

-

Në konferencë­n e djeshme për shtyp në stadiumin “Elbasan Arena”, në kuadër të dy ndeshjeve me Sllovakinë, dolën dy lojtarët e Shpresave, Rei Manaj dhe Alen Sherri. Përpos optimizmit të tyre për një rezultat pozitiv, futbollist­ët pohuan se aktualisht te 21- vjeçarët ka shumë lojtarë të mirë. Manaj sqaroi edhe situatën e tij me çështjen e ftesës në Kombëtare, si edhe situatën te klubi i tij në Spanjë, Granada.

MANAJ - “Besoj se kanë ndryshuar pak gjëra që nga koha e fundit që kam qenë me Shpresat, por kryesorja është që ekipi të marrë rezultate dhe të luajë mirë. 2- 3 lojtarë që ndryshojnë nuk do të thotë asgjë dhe nuk duhet të fokusohemi te këto gjëra apo mungesat. Kartoni i verdhë me Granadën? Kisha 4 të verdha dhe këtë ndeshje dihet që s’do luaja, sepse do vija te Kombëtarja. E verdha ndodhi aksidental­isht dhe kur të kthehem s’kam kartonë për të shlyer dhe më bie më mirë kështu. Ftesa? Fillimisht jam ftuar nga U- 21 dhe jo te Kombëtarja. Pak ndryshime ka mes U- 21 dhe Ko- mbëtares A. Këtu kemi ndeshje të rëndësishm­e, në krahasim me ekipin A që ka miqësore. Shpresojmë që këto dy ndeshje të marrim rezultatet që mendojmë. Përgjegjës­i më shumë? Përgjegjës­i do kenë të gjithë lojtarët, por duhet të jap një stimul që të luaj më mirë. Dua të jem i përqendrua­r te loja dhe të bëj timen për të arritur aty ku duhet. Besimi i trajnerit? Nuk e di këtë gjë sepse nuk jam trajneri dhe nuk mund të kthej unë përgjigje për këto gjëra”, u shpreh Manaj.

SHERRI - “Rivaliteti me Selmanin? Mendoj se jemi të tre portierë shumë të mirë dhe besoj se stafi ka zgjedhur me shumë kujdes në gjithë kampionati­n shqiptar. Mendoj se jemi në të njëjtin nivel dhe stafi do ta vendosë se cili do të luajë nga ne të tre. Jam i sigurt se cilido që do të luajë, do ta bëjë më së miri detyrën dhe do të japë maksimumin për skuadrën. Tek U- 21 i rëndësishë­m është grupi dhe kemi lojtarë shumë të rëndësishë­m aty dhe me këtë grup që kemi mund të nxjerrim dy ndeshje shumë të mira, pavarësish­t atyre që janë larguar për në Kombëtaren A. Ekipi duket i qetë dhe jemi të gjithë të fokusuar dhe po punojmë fort me dy stërvitje në ditë. Jemi të gjithë optimistë, pasi ata nuk kanë asgjë më shumë sesa ne dhe jemi optimistë për të arritur disa rezultate pozitive”, ka deklaruar Sherri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania