Panorama (Albania)

Apeli i Mirush Kabashit: Shembja e Teatrit për interes të mafies, do ishte mjerim për shoqërinë tonë

INTERVISTA/ AKTORI I NJOHUR KOMENTON PROJEKTIN E TEATRIT ME KULLA: PO SHITEN INTERESAT IDENTITARE

- Mirush Kabashi

Aktori i njohur i skenës dhe kinemasë, Mirush Kabashi e sheh prishjen e teatrit Kombëtar të lidhur me interesa të mafies së ndërtimit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Kabashi vëren problemati­ka të mëdha në ligjin për artin, sipas të cilit ai krijon varësi të plotë politike nga qeveria dhe zhduk pavarësinë e bordeve artisitike me përbërjen e artistëve për të vendosur për veprat artistike. Duke bërë një krahasim me periudhën komuniste, Kabashi e cilëson ligjin për artin më autokratik se ai ligji i fundit të viteve ’ 80.

Cili është pozicioni juaj në këtë debat që zhvillohet për Teatrin Kombëtar? Nga artistët ka qëndrime të ndryshme për të ruajtur këtë godinë, për të mos pasur një teatër mes kullash, ju ku qëndroni në këtë mori qëndrimesh?

Unë qëndroj në anën e artistëve. Por do të veçoja pjesën e parë të pyetjes suaj, duke thënë se pozicionoh­em në atë pjesë që më duket se ka të bëjë me themelin e problemati­kës së krijuar, që është ligji për artin, një ligj i mbrapshtë që na ka vënë në këto pozita, ka vënë të gjithë artin skenik, duke e vënë në pozita shumë inferiore, gati- gati të humbjes së dinjitetit të tyre. Sepse është e pabesueshm­e dhe me vjen keq që e them këtë, që ligji që kemi sot, është më autokratik se ligji i sistemit komunist të Partisë së Punës. Në çfarë aspekti? Veçanërish­t në pjesën e vendimmarr­jes artistike. Në vitin 1988, në kuadrin e një lloj liberalizi­mi, PPSH e pa të arsyeshme që të delegojë të drejtën e organizimi­t artistik nga Komitetet e Partisë, që kishte një sektor të veçantë dhe që merrej me artin, që natyrisht i impononte dhe i konsideron­te punonjësit e artit si ndihmës të partisë në edukimin komunist të masave, t’ia delegojë bordeve artistike pranë teatrove të rretheve. Ata tashmë bënin politikën e artit, që nga zgjedhja e repertorit e deri në organizimi­n artistik, të regjisorëv­e, aktorëve etj. A funksionoi kjo skemë? Ka funksionua­r shumë mirë. Mua më vjen keq që ndonjë shembull ta jap nga vetvetja për atë periudhë. Për shembull, unë kam pasur fatin që në janar të 1991 të bëj një koncert me titull “Për demokracin­ë”, koncert recital artistik, i imi, natyrisht me disa kolegë shumë të nderuar si Hajg Zaharian, Mario Ashiku etj. Por mos harrojmë, se termi demokraci e tërbonte PPSH dhe regjimin e kohës, por bordi artistik e miratoi këtë shfaqje, edhe pse pati presione të mëdha nga komiteti i partisë. Ka pasur dhe shembuj të tjerë që kanë funksionua­r, edhe pse forca e PPSH- së ishte dobësuar, por bëri shumë presion dhe shfaqja ime u votua me një votë më shumë në bordin artistik. Po sot ku jemi? Sot, me ligjin e ri për artin, drejtorët artistikë në institucio­net artistike vendosen me firmën e Kryeminist­rit, ndërsa bordet artistike firmosen me firmën e ministrit dhe politikën e artit e bën Kryeminist­ria dhe e zbaton ministria përkatëse. Ligj më autokratik dhe më të turpshëm se ky nuk ka. Si mundet në demokraci të funksionoj­ë një ligj i tillë?! Ku e ka referencën?! Ky ligj bie në kundërshti­m dhe me Kushtetutë­n, e cila si nen të parë ka lirinë e shprehjes së fjalës dhe mendimit, ndërsa në institucio­net përkatëse, siç janë ato të artit skenik, ligji e kufizon në politikën e një partie apo në rastin më të mirë, të një koalicioni. Kur i heq oponencën artit, i ke hequr dinjitetin. Me ligjin aktual, drejtorët janë emëruar nga Kryeminist­ri dhe zakonisht kanë qenë drejtorë të fushatave elekto- rale. Kaq mjafton për të kuptuar atë që ndodh në teatro. Në Teatrin Kombëtar, bordi artistik nuk ka asnjë aktor, asnjë regjisor, asnjë dramaturg dhe asnjë skenograf. Atëherë, më thoni ju mua, çfarë këshilli artistik është ky?!

Fakti që Robert Ndrenikës nuk iu dha fjala, është pjesë e këtij ligji, që i vendos artistët në pozitat e nëpunësit dhe i vendos në pozita vërtet diskriminu­ese kur i vendos vetëm si dekor, për të pasqyruar atë që është më e rëndësishm­e për teatrin, dhe nuk i lejon që të flasin. Kryeminist­ri duhet ta kishte për nder që simboli i aktrimit shqiptar është prezent në prezantimi­n që ti i bën teatrit të ri.

Duket se artistët nuk po merren me ligjin, por po merren me godinën e teatrit?

Në fakt, ata po merren me pasojën e këtij ligji. Çështja e godinës së teatrit është më imediate. Pritet të shembet ajo që është altari i teatrit shqiptar dhe është Teatri Kombëtar.

Ju mendoni se godina e teatrit duhet shembur dhe mbi të të ndërtohet një godinë tjetër, apo të ruhet fasada?

Unë mendoj se këtë gjë duhet ta vendosin vetë artistët, duke zgjedhur variantin më të mirë dhe më dinjitoz për një Teatër Kombëtar. Shumë bukur e tha Ndrenika, që teatrot ndërtohen një herë në 500 vjet, nuk ndërtohen çdo vit. Por duhet të prevalojë edhe mendimi i arkitektëv­e shqiptarë, sepse flitet për Teatër Kombëtar, të mos e harrojmë këtë. Nuk bëhet fjalë për një institucio­n kozmopolit, ku edhe arkitektë të tjerë mund të vijnë. Pra, edhe gjykimi në pikëpamjen e arkitektur­ës duhet të jetë nga arkitektë shqiptarë, ndërsa fjalën e fundit duhet ta thonë artistët shqiptarë.

Si e shikoni faktin që “Shtëpia e gjetheve” e Sigurimit të Shtetit ruhet dhe restaurohe­t, ndërsa Teatri Kombëtar prishet për të bërë një kompleks kullash?

Këto janë absurditet­e të politikës shqiptare që gjithçka e mendon, njëra palë sesi do ta mbajë pas 4 vjetësh pushtetin dhe pala tjetër, sesi do ta rrëzojmë këtë qeveri pa mbaruar mandatin. Në këtë mënyrë po politizohe­t jeta e vendit. “Politika mbi gjithçka”, kjo shprehje e diktaturës vazhdon të zbatohet, për vendin e punës, për komoditeti­n, për kredibilit­etin, për pozicionet etj. Këtu jemi në rrugë të gabuar dhe të frikshme. Ajo që më vret shumë, është dhe politizimi brenda teatrit, kur shoh që i ndajnë artistët, në artistë blu dhe artistë rozë. Në fakt, nuk u vë shumë faj artistëve, sepse teatri dhe arti në përgjithës­i është pasion, por dhe mjet jetese. Kur politika të prek te mbijetesa, të zhvesh nga dinjiteti, siç ndodhi në diktaturë, dhe arti ka marrë fund. Kjo ndërhyrje e zhvesh teatrin nga oponenca qytetare që duhet t’i bëjë pushtetit dhe politikës në përgjithës­i. Me rastin e 20- vjetorit të vënies në skenë të “Sokratit”, i cili ka kaluar në shumë teatro jashtë vendit, duke u cilësuar si shfaqja më përfaqësue­se në aktivitete­t ndërkombët­are, kam dashur ta rishfaq për rininë shqiptare.

 ??  ?? AKTORI I NJOHUR MIRUSH KABASHI
AKTORI I NJOHUR MIRUSH KABASHI
 ??  ?? Mirush Kabashi gjatë interpreti­mit të “Sokratit”
Mirush Kabashi gjatë interpreti­mit të “Sokratit”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania