Panorama (Albania)

Gjekmarkaj: Barbaria e çetës me kulla, pse heshtin Lame dhe Shkreli?

“Çeta me kulla në zemër të pjesës historike, barbari”

- Artan Shkreli Artan Lame

Pardje kam bërë një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe kullat rreth tij duke e adresuar problemin te pushteti absolut i Kryeminist­rit për të marrë vendime të tilla kaq tronditëse dhe te dy ndihmësit e tij kryesorë në këtë histori, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe Ministrja Mirela Kumbaro. Aty kam përmendur edhe Artan Shkrelin e Artan Lamen. Përtej nuancave stilistiko­re, nuk i kam nominuar për t’i fyer, por për t’i ftuar që të hyjnë në këtë debat me ndjeshmëri kaq të lartë publike ose së paku që ta këshillojn­ë Ramën që të tërhiqet në të mirë të qytetit dhe trashëgimi­së kulturore që ata kanë aq përzemër. Propozimi për të ndërtuar një çetë me kulla të tilla, në zemër të pjesës historike është një barbari. Artan Shkreli është një arkitekt i njohur, i cili ka bërë mjaft punë të dobishme gjatë kohës që ishte Drejtor i Institutit të Monumentev­e, vite më parë. Mbase mbetet një nga drejtuesit më profesioni­stë të atij institucio­ni.

Shkreli dhe Lame gjatë viteve që qeveriste PD- ja e kanë ngritur me të drejtë zërin për çdo gjë duke filluar me gjethet që qethi Bujar Nishani nga kangjellat e Presidencë­s, te shatërvani para Parlamenti­t, për te muri pranë Pallatit të Brigadave, për çdo parvaz e gërvishtje mozaiku dhe kanë bërë gjënë e duhur. Tani nuk po ndodhin gudulisje as gërvishtje, por tentativa për ta vrarë trashëgimi­në e këtij qyteti, por edhe kuptimin e tij urban. Kohë më parë u fol për ndërtimin në krah të Korpusit, me emrin pompoz “Hyrje tek Parku i liqenit” sikur të thuash “Hyrje në gjuhësi apo në Folklor”… Shkreli dhe Lame të cilët kanë edhe një shoqatë për mbrojtjen e trashëgimi­së nuk u ndjenë publikisht. Erjon Velia pa ia kërkuar njeri pati premtuar zero beton. Tani ai është skllavi i betonit. Gjëma goditi Stadiumin kombëtar… Lame tha diçka nëpër dhëmbë, por nuk u ndje më. Sta- diumi u prish dhe një kullë hata lulëzon mbi të riun. Ansambli i Bozios, arkitektit të famshëm e pat. Tani, Teatri Kombëtar pjesë e Ansamblit të ministrive, do të shembet dhe pas tij plot shtatë kulla. Kësaj i thonë të përdhunosh vetë tokën e jo më qytetarët. Por, e lëmë mënjanë qëndrimin e Kumbarës, e cila një herë tha nuk ka projekt, pastaj doli se kishte projekt, por që do të na e bëjnë privatët se shteti s’ka mundësi. Po çfarë shteti jemi ne që s’paskemi mundësi të bëjmë një teatër pas 106 vitesh pavarësi? A nuk po ndërtohet Bulevardi i Ri? Pse aty të mos bëhet një teatër i ri dhe një bibliotekë e re kombëtare?

Kosova, me gjysmën e buxhetit tonë, 5 vjet pas lufte, ka ndërtuar disa ministri të reja dhe Akademinë e Shencave, një ndërtesë shumë e bukur. A nuk mund të ruhej teatri aktual dhe të bëhej muze i historisë teatrore? Por jo, duhet një pretekst. Kinse mungesa e parave dhe ndihma e privatëve që marrin zemrën e Tiranës dhe me “bujari” na ndërtojnë Teatrin Kombëtar. Nuk po merremi sot me erën e qelbur që mban kjo histori, por me shëmtinë që shkakton për vetë trashëgimi­në!! Shkreli dhe Lame heshtin dhe janë njohës të mirë të historisë dhe trashëgimi­së. Artan Shkrelin e kam mik dhe duke ia njohur shijen dhe një sens drejtësie, më bën përshtypje heshtja e tij, po kaq edhe heshtja e Lames, mikut të Shkrelit. Falë Zotit, ata jetojnë mirë… kanë profesione të zgjedhura… vërtetë e kanë mik Edi Ramën, por nëse kanë dështuar privatisht ta bindin se kjo është zuzari, le ta thonë publikisht, se përndryshe i bie që ruajtjen e trashëgimi­së nuk e paskan patur dhe aq seriozisht sa kohë më parë. Personalis­ht jam i bindur se e vërteta të bën të lirë dhe të bën të jetosh më mirë sesa postet që të jep Kryeminist­ri. Në këtë kontekst i kam ftuar të prononcohe­n zotërinjtë e mësipërm, jo nga mungesa e respektit, por pikërisht nga respekti. Duke folur, ata mbase e ndihmojnë edhe mikun Edi Rama e pse jo, shumë më tepër një kauzë qytetare dhe vetë qytetin nga “monstrat” që po i ngulin në shtat, dhe që janë shumë më problemati­kë sesa gjethet e këputura në kangjellat e Presidencë­s. Shpresoj, të kem së paku, në vetminë e tij, mirëkuptim­in e mikut Artan Shkreli, nëse kullat dhe Teatri që do të shembet, e kanë lënë në pamundësi fjale publikisht.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania