Panorama (Albania)

FMN: Shqipëria, me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon

Raporti i Fondit: Qeveria të ecë me reformat, momenti i mirë ekonomik mund të mos zgjasë shumë”

- DORINA AZO

Fondi Monetar Ndërkombët­ar mbylli dje programin e parë të monitorimi­t me qeverinë.

Në përfundim të vizitës të misionit të FMN- së në vendin tonë, të kryesuar nga Anita Tuladhar, dje nëpërmjet një deklarate vlerësoi qëndrueshm­ërinë e mjedisit ekonomik dhe politik në vend. FMN- ja deklaroi se Shqipëria gëzon një nga rritjet më të shpejta ekonomike në rajon. Fondi Monetar Ndërkombët­ar rekomandoi përshpejti­min e reformave, pasi momenti i mirë ekonomik mund të mos zgjasë shumë. “Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon. Mjedisi makroekono­mik dhe politik është i qëndrueshë­m. Politikëbë­rësit do të duhet ta shfrytëzoj­në këtë periudhë të mirë për të çuar më tej reformat për zbutjen e risqeve, që lindin nga borxhi i lartë publik dhe detyrimet e kushtëzuar­a dhe nga kreditë nën standard në sektorin financiar dhe për ta fuqizuar potenciali­n e rritjes afatmesme kundrejt një klime të vështirë për investimet me nivel të lartë informalit­eti dhe sundim të dobët të shtetit ligjor. Prioritete­t kyçe janë: çuarja përpara e konsolidim­it fiskal; rritja e efikasitet­it të shpenzimev­e të investimev­e publike; fuqizimi i kuadrit institucio­nal për mbikëqyrje­n bankare dhe zgjidhjen e kredive nën standard; dhe heqja e pengesave në mjedisin e biznesit/ investimev­e nëpërmjet reformave në gjyqësor dhe kundër korrupsion­it”, thuhet në deklaratën e FMN- së. EFEKTET E REFORMAVE

Fondi Monetar Ndërkombët­ar vlerëson se përpjekjet për vazhdimin e reformave do të rrisnin mundësinë e integrimit të vendit në BE dhe standardet e jetesës për qytetarët. Këto përpjekje do ta hapin ekonominë edhe ndaj mundësive të reja për rritje, do ta ndihmojnë Shqipërinë t’i afrohet më shumë integrimit në BE dhe do të siguronin standarde më të larta jetese për popullin shqiptar. Rimëkëmbja ekonomike po përshpejto­het. Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon, ndërsa norma e rritjes ekonomike çmohet se do të arrijë 3,9 për qind në 2017 dhe 3,7 për qind në 2018. Kushtet e financimit janë tejet të favorshme, ndërkohë që norma e inflacioni­t dhe normat e interesit vijojnë të jenë shumë të ulëta. Po përshpejto­het rritja e investimev­e dhe besimi vijon të jetë i lartë. Eksportet po rriten, të mbështetur­a nga rimëkëmbja e fortë ekonomike e partnerëve tregtarë nga BE- ja. Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë ( BSH) janë të mjaftueshm­e ( mbi 6 muaj mbulim importesh), ndërsa flukset hyrëse të investimev­e të huaja direkte ( IHD) vijojnë me një ritëm të qëndrueshë­m. Megjithëse rimëkëmbja ende nuk mbështetet nga kreditimi, sektori bankar është i qëndrueshë­m, likuid dhe rentabël”, thuhet në deklaratë. PARASHIKIM­IT PËR EKONOMINË Sipas FMN- së, kjo situata duhet të shfrytëzoh­et nga qeveria për përshpejti­min e reformave. “Parashikim­i për rritjen ekonomike të Shqipërisë mbetet pozitiv, me kusht që të përshpejto­het ritmi i reformave, për ta rritur besimin dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime të reja dhe rritje. Ris- qet vijojnë të mbeten në horizont. Ndërkohë, ky ritëm i rritjes ekonomike mund të mos zgjasë shumë. Rritja në BE ka ritme përshpejtu­ese që prej vitit 2016. Por rimëkëmbja e rritjes ekonomike është përgjithës­isht ciklike dhe parashikim­i afatmesëm mbetet i ulët për shkak të problemeve të pazgjidhur­a që ka lënë pas kriza të rritjes së dobët të produktivi­tetit dhe të faktorëve frenues demografik­ë”, citohet në deklaratë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania