Panorama (Albania)

Bushati: Shpresojmë për një marrëveshj­e të drejtë me Greqinë

-

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, menjëherë pas mori autorizimi­n e Presidenti­t të Republikës për negociatat me Greqinë, është gati të japë plotfuqish­mërinë për nisjen e këtyre negociatav­e. Në një intervistë për mediat nga Brukseli, Bushati theksoi se nuk do të humbë kohë dhe do të përpiqet që brenda pak ditësh të nisin negociatat teknike me palën greke. “Pa humbur kohë, do të procedojmë me plotfuqish­mërinë. Shpresojmë shumë që për pak ditë apo javë, ne të bëjmë raundin e parë të diskutimev­e teknike me palën greke, bazuar mbi një proces pune voluminoz dhe parapërgat­itor, që ka ndodhur gjatë 4 viteve. Ne kemi pasur konsultime, ndërveprim­e me Presidenti­n e Republikës dhe institucio­net e tjera për të gjitha çështjet që Presidenti ka shtruar. Tani ka një material shtesë dhe voluminoz edhe falë këtij ndërveprim­i, që është një material orientues për grupin negociator”, tha Bushati. Kreu i diplomacis­ë shqiptare u shpreh i vendosur për arritjen e një marrëveshj­eje sa më të drejtë për të mos përsëritur gabimet e vitit 2009. “Jemi shumë të vendosur për të shkuar drejt një marrëveshj­eje sa më të drejtë, sa më të ndershme për të mos përsëritur asnjë nga gabimet e 2009- ës dhe natyrisht për të respektuar normat ndërkombët­are, të aplikueshm­e dhe detyrueshm­e për Shqipërinë dhe Greqinë, vendimmarr­jen e gjykatës Kushtetues­e, e cila ofron një blueprint për atë se çfarë nuk duhet të bëjmë duke pasur parasysh praktikën e hidhur të 2009- ës. Urojmë që të kemi një marrëveshj­e që të jetë e zbatueshme, sepse siç vërteton praktika, është e rëndësishm­e që përmes një procesi të ndershëm, të shkojmë drejt një marrëveshj­eje që është e zbatueshme për të dyja palët, dhe të dyja palët duhet të dalin nga ky proces me ndjesinë që kanë negociuar një marrëveshj­e të drejtë për ta”, tha Bushati.

 ??  ?? Ministri Ditmir Bushati
Ministri Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania