Panorama (Albania)

Refugjatët e mitur shqiptarë në Gjermani

- AIDA CAMA*

Kur erdhi në Gjermani Endriti nuk dinte çfarë e priste. I ungji e mori me vete, pasi u kthye nga pushimet e verës për në Angli. Në Angli tha ai, janë bërë shumë. 405 minorenë shqiptarë kërkuan në vitin 2015 azil në Mbretërinë e Bashkuar. Prandaj, më mirë provoje në Gjermani. Një shok i xhaxhait i priti në Berlin dhe i mbajti dy ditë. Ai u tregoi adresën e qendrës për grumbullim­in e të miturve të braktisur në Berlin. Dorëzoi aty pasaportën dhe certifikat­ën e lindjes. E morën në pyetje disa herë, herë me përkthyes dhe herë pa përkthyes. Historia që tregoi ishte ajo e dhunës në familjen e tij.

Të ardhura të pakta, babai alkoolik, nëna e sëmurë, mungesë perspektiv­e. Historia nuk ishte e stisur, ranë dakord ekspertët. Muajin e parë qëndroi në një kamp, në një dhomë me djem të moshës së tij. Pjesa më e madhe nga vendet arabe. Kishte edhe një nga Shqipëria. U bënë shok, po dikur morën “transferën” siç quhet në zhargon, për të shkuar në vendin për qëndrim afatgjatë, kështu që u ndanë.

Një organizatë që merrej me menaxhimin e minorenëve të pashoqërua­r, siç quhet në gjuhën administra­tive, mori përsipër kujdesin për të. E çuan të bënte kontrollin shëndetëso­r. Zyra për të Rinjtë pranoi kërkesën për t’i dhënë ndihmë nga “ndihma për të rinjtë”. I vendosën një kujdestar për çështjet ligjore dhe çuan në shkollë. Fillimisht në një klasë me të huaj për të ndjekur kurset që ofrohen për fëmijët e huaj që të mësojnë gjuhën gjermane dhe të marrin informacio­net e para për jetën në Gjermani. Mbas mbarimit me sukses të klasës, Endritin e futën në një shkollë profesiona­le për kopshtar. Praktikën e bën në një kopshtari në rrethinat e qytetit. Ndërkohë, ka mbushur moshën madhore. Tani mund të bëjë zyrtarisht kërkesë për azil, po shoqatat pro refugjatëv­e në Berlin e kanë këshilluar të mos e bëjë. Të gjithë aktorët që u morën me administri­min e jetës së tij në Berlin, e ndihmuan me dëshirë dhe bënë ç’është e mundur për t’i ofruar në perspektiv­ë të ardhmeje këtij të riu nga Shqipëria. JO TË GJITHA HISTORITË PËRFUNDOJN­Ë ME “HAPPY END” Zyrat e UNHCR- it dhe kanë mjaft histori të tilla për të treguar. Kështu në vitin 2015 kërkuan strehim në Gjermani 257 minorenë të pashoqërua­r shqiptarë. Një vit më vonë numri ra në më pak se gjysmën në 110 dhe në vitin 2017 numri i minorenëve, që kërkuan strehim në Gjermani ra në 53. Mes tyre ka pasur të rinj që janë larguar prej gjakmarrje­s, dhunës në familje, por edhe varfërisë dhe mungesës së perspektiv­ës. Një pjesë janë larguar me dijeninë e prindërve, të tjerë thjesht kanë ikur nga shtëpia dhe nga vendi.

Jo të gjitha historitë kanë qenë me “happy end”. “Sado që u munduam, njëri prej të rinjve përfundoi në burg. Të rriturit kriminelë e përdornin për të kryer punë, deri sa ra në rrjetin e Policisë. Një tjetër nuk ishte në gjendje të vazhdonte shkollën, kështu që kur arriti moshën madhore e kthyen në Shqipëri. Një tjetër u kthye vetë, sepse nuk duronte dot pa rrjetin social familjar. Viti 2015 dhe 2016 ka qenë shumë i vështirë për gjithë punonjësit socialë që janë kujdesur për të huajt”, - thotë Vilma,- një punonjëse e organizatë­s AWO- s. “Nuk kishim mundësi t’i jepnim kohën e duhur për t’u trajtuar çdo rasti, për shkak të fluksit të madh”. Atë vit që Endriti erdhi në Gjemani, azil kërkuan 36 mijë minorenë të pashoqërua­r. SHIFRAT MUNGOJNË

Sa prej minorenëve janë kthyer në Shqipëri dhe sa kanë qëndruar, nuk dihet me saktësi. Zyra e BAMF- së, Entit Federal Gjerman për Migracioni­n i tha Deutsche Welles se “Ne nuk mbledhim të dhëna duke ndjekur si vazhdon historia e këtyre personave”. Lioba Hebauer shpjegon se “Për ata që janë kthyer ekzistojnë vetëm shifrat e të dëbuarve ose të atyre që janë nxitur për t’ u larguar. Në vitin 2015 numri i të rinjve që u dëbuan prej autoritete­ve ka qenë 45, në vitin 2016 ka qenë 31 dhe në vitin 2017 numri i të kthyerve ka qenë 32".

Në këto shifra flitet vetëm për të rinjtë që kanë kërkuar azil me arritjen e moshës madhore dhe BAMF- i u ka refuzuar kërkesën.

Për rastet e tjera, si ajo e Endritit, vendosin zyrat e të huajve të qendrave të banimit, nëse një i ri e merr apo jo lejen e qëndrimit dhe me çfarë arsyeje e merr, mbrojtje minorenësh apo ndjekja e arsimit profesiona­l.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania