Panorama (Albania)

KUSH PERFITON Vendimi i Qeverisë, sa do rritet pagesa e papunësisë

Qeveria rrit pagesën e papunësisë me 50 për qind të pagës minimale. Kategoritë që përfitojnë nga 1 deri në 10 vite me sigurime shoqërore. Dokumentet që duhen

-

Kush largohet nga puna me dëshirë apo ndërpresin aktiviteti­n si të punësuar, nuk përfitojnë pagesën e papunësisë. Vendimi i qeverisë gjithashtu përcakton se edhe ata persona që plotësojnë kriteret për pension pleqërie, invalidite­ti apo familjar, paaftësi të përkohshme pune apo sëmundje profesiona­le nuk do të përfitojnë nga kjo pagesë. Shtesa 5 për qind për ata persona që kanë fëmijë në ngarkim nuk do të përfitohet në rast se fëmijët nuk janë të përfshirë në sistemin arsimor. Po ashtu, duhet që personat të cilët punësohen apo vetëpunëso­hen, kanë ndryshime në gjendjen familjare, apo personat që ka në ngarkim të tij kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe ata që studiojnë apo janë të paaftë ( KMCAP kanë mbushur moshën 25 vjeç, të njoftojnë brena 5 ditëve zyrën e punësimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania