Panorama (Albania)

Dy operacione policore dhe dy qëndrime

- PËLLUMB NAKO

Në intervale të shkurtra kohore, në media është paraqitur dy herë Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, i cili së bashku me aktorët e tjerë kombëtarë dhe ndërkombët­arë, ka bërë njoftime të gëzueshme për publikun shqiptar. Njëri i lidhur me sekuestrim­in e 613 kilogramëv­e kokainë, i cili përfundoi me arrestimin e dy personave dhe me shpalljen në kërkim të një të treti dhe tjetri i lidhur me arrestimin e 39 personave, pjesëmarrë­s të 7 grupeve të strukturua­ra kriminale dhe me shpalljen në kërkim të 12 të tjerëve. Rezultate spektakola­re pa dyshim, por jo me karakteris­tika të njëjta dhe të përcjella njëlloj drejt opinionit publik.

Në rastin e trafikut të kokainës, gjatë prezantimi­t publik të goditjes ishin të pranishëm autoritete­t shqiptare të Policisë, Doganave dhe Prokuroris­ë. Rreziku kriminal, pra, kërcënimi ishte me drejtim nga Shqipëria. Për këtë arsye bashkëpuni­mi i partnerëve të huaj, të pranishëm në Shqipëri, ishte minimal ose periferik. Pra, bëhej fjalë për një çështje të autoritete­ve shqiptare. Ndaj dhe aksioni i kapjes së bashku me pasqyrimin e tij mediatik, ishte në dorën e tyre.

Pa i hyrë në thelb aksionit, fakti që gjatë deklarimit zyrtar u tha se hetimet vazhdonin, bëri që të gjitha mediat, natyrshëm, të fillonin një garë me njëra- tjetrën “duke kryer hetime paralele me ato zyrtare, të bazuara në burime të besueshme se në sasinë drogës së sekuestrua­r kishte katër shënime të ndryshme që flisnin për katër destinacio­ne”, duke ngritur pikëpyetje­n se kush ishin këta të katër, se kush kishte financuar e shumë të tjera. Pra, ndryshe nga çdo të shohim më poshtë, si hetimi dhe si komunikimi me publikun kishin lënë shtigje për interpreti­m, duke e mjegulluar procesin.

Më pas, gjërat e përkeqësua­n edhe më shumë. Pasqyrimi publik i çështjes mori një rrjedhë shumë të zhurmshme dhe aspak në respekt të organeve që ligji u ngarkon detyrën.

Deklarimi i Kryeminist­rit se aksioni ishte vetëm i Policisë shqiptare, duket se i dha një drejtim “publik” çështjes. Në rresht, ministri i Brendshëm, Policia, Dogana theksuan të njëjtën gjë. Ndërkohë, edhe prononcime­t e opozitës nuk munguan të flasin për peshq të mëdhenj, që fshiheshin pas ngarkesës. Nuk mungoi edhe ndonjë i huaj për të thënë se kush ishte peshku. Në studiot televizive u thanë të gjitha gjërat e mundshme. Edhe ministri i Brendshëm në ndërhyrjet e tij televizive jepte gjykime mbi fakte, të cilat ishin kompetencë e hetimit. Çështja u kthye në një debat publik. Vetëm Prokuroria nuk foli e as ka folur.

Në rastin e dytë, të pranishëm ishin një numër i madh aktorësh të huaj ku Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë jo rastësisht specifikoi se “Operacioni u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së SHBA- së, që janë atashuar në Tiranë”. Në këtë rast, Shqipëria ishte vendi i burimit të rrezikut, pasi klientët niseshin nga vendi ynë dhe kërcënimi kriminal ishte me drejtim Shtetet e Bashkuara, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar së bashku me Irlandën. Në raste të tilla, forcat e sigurisë së këtyre vendeve janë shumë të ndjeshme, nuk i lënë në dorë asgjë rastësisë, problemeve i shkojnë deri në fund, pasi bëhet fjalë për sigurinë kombëtare, jo thjesht për një numër klandestin­ësh në territor. Në linjat e kontraband­imit, fare mirë mund të infiltrohe­n edhe terroristë. Ndaj dhe protagoniz­mi i tyre, ndryshe nga hera e parë, natyrshëm do të ishte më i pranishëm, pavarësish­t se i padukshëm.

Nga deklarimi i Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë duket qartë se hetimi është kryer nga autoritete­t ligjore shqiptare me mbështetje të fuqishme të autoritete­ve amerikane, duke mundësuar ndjekjen e itinerarit, vajtje e prapësim të rreth 1000 personave për të identifiku­ar gjithë rrjetin dhe mënyrën e veprimit të tij. Duke përl- logaritur edhe koordinimi­n me vendet e tjera të transitit si Spanja, Franca, Bullgaria, ato të destinacio­nit cituar më sipër, si dhe organizata­t koordinati­ve Europol, Interpol dhe Selec, duket qartë kompleksit­eti i aksionit, por edhe sasia e mjeteve në dispozicio­n të Policisë shqiptare!!! As më shumë e as më pak, aksioni më spektakola­r i Policisë nën drejtimin e Prokuroris­ë, ku ndihma amerikane duket se ka qenë jo vetëm mbështetës­e, këshillues­e sesi duhet vepruar, por edhe garantuese për vendet dhe organizata­t ndërkombët­are. Pra, një aksion madhor dhe njëkohësis­ht një trajnim sesi duhen bërë gjërat. Gjithçka profesiona­le. Pra, ndryshe nga rasti i kokainës, aksioni përfundoi.

Po nuk mjafton me kaq. Roli i autoritete­ve amerikane i cituar nga Drejtori duket edhe në postmenaxh­imin e ngjarjes. Shumë i rëndësishë­m. Përsëri profesiona­lizëm. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, këtë radhë nuk e specifikoi suksesin si pjesë të “Operacioni­t Forca e Ligjit.” Po kështu, operacioni përfundoi dhe Drejtori nuk tha, si në rastin e kapjes së kokainës, se “Autoritete­t shqiptare po vazhdojnë hetimet ngushtësis­ht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.” Këtë radhë partnerët ndërkombët­arë ishin aty, bashkë me të. Sepse edhe hetimi kishte përfunduar. Edhe gjithë personat e përfshirë në aktiviteti­n kriminal ishin në burg. Edhe në rrafshe të tjera, ndryshe nga rasti i kokainës, nuk u evidentua ndonjë ndërhyrje e natyrës politike për të përcaktuar nëse aksioni ishte ndërkombët­ar apo vetëm i Policisë shqiptare. Edhe ministri nuk doli para medias e të thoshte si në rastin e parë se DEA dhe INTERPOL i habitëm kur kapëm drogën. Ai përdori twiter- in ku natyrshëm i kënaqur tha se detajet do t’i jepte Policia. Edhe opozita nuk doli e të japë versionet e saj lidhur me sasinë dhe madhësinë e peshqve. Nuk u thirr për dëshmitar asnjë ambasador i huaj për të matur peshqit. Në media nuk u hapën debate. As të ftuar nuk u panë në studiot e shumta televizive. Vetëm artikuj gazetash që kënaqin kureshtjen e lexuesve.

Por, në rastin e parë bëhet fjalë për sigurinë e Shqipërisë, kurse për të dytin, për sigurinë vendeve të tjera.

Leksioni është i qartë: Operacioni që fillon duhet të mbarojë dhe vetëm pasi ka mbaruar, të bëhet publik. Politika duhet të qëndrojë larg dhe t’i lërë të lira forcat e ligjit të bëjnë punën e tyre.

Edhe se kush është regjia e këtij leksioni, duket qartë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania