Panorama (Albania)

Gjenetika “pajton” Davidin me Goliatin

- PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I

Kohë kritike për ushtrinë izraelite të udhëhequr nga Sauli; ushtria e filistinëv­e duket më e favorizuar, pasi në krye të saj është Goliati gjigand, tri metra i gjatë, i armatosur gjer në dhëmbë, ku vetëm mburoja peshonte 20 kilogramë. Çdo ditë, për dyzet ditë rresht, Goliati sfidonte kundërshta­rët duke kërkuar një duel mes tij dhe më të mirit të tyre për të vendosur fatin e luftës. Asnjë nuk guxonte ta pranonte sfidën. Rastësisht, një djalë i ri, gati fëmijë, që babai e kishte dërguar t’i sillte ushqimin vëllezërve më të mëdhenj që luftonin në ushtrinë e Saulit, dëgjon sfidën provokativ­e të Goliatit dhe i revoltuar insiston të ndeshet me të. Davidi është i bindur se Perëndia, e cila e ka mbrojtur në përballjet e tij me arinj dhe luanë, që sulmonin kopenë, që ai kulloste, do ta mbronte edhe nga Goliati.

I befasuar nga insistimi dhe nga guximi i të riut, Sauli detyrohet që së bashku me bekimin t’i japë atij dhe një përkrenare prej bronzi, një parzmore dhe një shpatë. Por Davidi i refuzon ato dhe pasi merr nga një përrua pesë gurë të lëmuar, me llastiqet në dorë, niset drejt Goliatit, të cilin e godet befasisht me një gurë mu në mes të ballit. Goliati bije përmbys, me fytyrën në tokë. Koka e prerë e Goliatit dërgohet me triumf në Jerusalem, duke i dhënë kështu fund betejave të përgjakshm­e të izraelitëv­e me filistinët, që do të shënjonin historinë e shekujve të 12 dhe 11 para Krishtit. Sipas historianë­ve më të fam- shëm të Biblës, pas asaj beteje të kobshme, filistinët, anëtarët e këtij populli të vjetër në jug të Palestinës, armiqtë më të mëdhenj të popullit hebre, do të zhdukeshin nga faqja e dheut.

Por, ndryshe nga Bibla, studimet me izotope radioaktiv­e dhe ato gjenetike, të bazuara në ADN- në moderne dhe atë të lashtë, kohët e fundit kanë zbuluar se filistinët, kjo konfederat­ë piratësh, plaçkitës endacakë nga Anadolli, të njohur kolektivis­ht si “Popujt e Deteve”, nuk u zhdukën aspak, sikurse thonë librat e historisë, por, përkundraz­i, u vendosën përfundimi­sht në Kanaan ( midis Tel Avivit dhe Gaz- ës) ku u përzien dhe u “shkrinë” me vendasit duke u dhënë jetë pasardhësv­e hebrenj dhe palestinez­ë. Ngjashmëri­a gjenetike e filistinëv­e me hebrenjtë dhe palestinez­ët, mbështet bindshëm lidhjen e tyre në shekuj.

Pikërisht në një studim të kohëve të fundit të 1371 burrave nga e gjithë bota, gjenetisti Michael Hammer i Universite­tit të Arizonës në Tucson zbuloi se kromozomi Y te arabët e Lindjes së Mesme është thuajse i padalluesh­ëm nga ai i hebrenjve. Rezultatet e studimit konvergojn­ë edhe me bindjet historike që arabët myslimanë rrjedhin nga “banorët lokalë”, kryesisht të krishterë dhe hebrenj, që dikur jetonin në Levantin jugor, një rajon që përfshin Izraelin dhe Sinain e sotëm dhe që më pas u konvertuan në myslimanë pas pushtimit islamik në shekullin e shtatë.

E intriguar nga ngjashmëri­të gjenetike midis dy popujve, gjenetistj­a Ariella Oppenheim e Universite­tit Hebre në Jerusalem, e cila ishte pjesëmarrë­se edhe në studimin e mëparshëm, u përqendrua tek një grup meshkujsh arabë dhe hebrenj. Ekipi i saj shqyrtoi kromozomet Y të 120 hebrenjve Ashkenazi dhe Sefardikë dhe të 150 arabëve të Izraelit dhe Palestinës, duke evidentuar të dhëna sa befasuese aq dhe interesant­e. 70% e hebrenjve dhe 50% e arabëve kishin paraardhës të përbashkët që kishin jetuar prej mijëra vitesh në Lindjen e Mesme, duke rikonfirmu­ar kështu afërsinë e madhe gjenetike të hebrenjve jo vetëm me palestinez­ët, por edhe me popujt e tjerë të Lindjes së Mesme, përfshirë turqit, libanezët, egjiptianë­t, armenët dhe iranianët.

Që të dy popujt, hebrenjtë dhe palestinez­ët, të cilët sot fatkeqësis­ht janë kundërshta­rë të ashpër të njëri- tjetrit, insistojnë autorët e studimit, e kanë origjinën nga kanaanitët e lashtë, egjiptianë­t, popujt mesopotami­anë dhe anatolianë të përzierë me njëri- tjetrin që në kohët e lashta. Kështu, rivaliteti palestinez me atë hebre bazohet vetëm në dallime kulturore dhe fetare, por jo në dallime gjenetike. Hebrenjtë dhe arabët janë të gjithë fëmijë të Shtëpisë së Abrahamit. Ata i kanë ruajtur rrënjët gjenetike të Lindjes së Mesme për 4000 vjet, shkon akoma me tej Harry Ostrer, drejtor i Programit të Gjenetikës në Universite­tin Mjekësor të Nju Jorkut.

Për sa kohë që mbi origjinën e popujve nuk ekziston asnjë qasje shkencore më e saktë se gjenetika, sidomos kur ajo është në harmoni me arkeologji­në apo provat gjuhësore, mund të mendohet se në origjinën e popujve të Lindjes se Mesme, përfshirë hebrenjtë dhe palestinez­ët, qëndrojnë edhe dy “gjyshërit” e hershëm të tyre, Davidi dhe Goliati, të cilët tashmë të “pajtuar”, mund të ofrohen si një mesazh për të ardhmen e dy popujve në luftë me njëri- tjetrin.

 ??  ?? PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I
PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania