Panorama (Albania)

Basha: Prokuroria të gjurmojë Agronin dhe Olsin

“Letra, vendosje de juro e Prokuroris­ë nën urdhrat e qeverisë”

-

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e ka cilësuar një akt të dënueshëm letrën e dërguar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në drejtim të drejtuesit të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmata. Duke komentuar kërkesën e Xhafës për Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, Basha theksoi se tashmë është e faktuar se, de juro, organi i Akuzës është nën urdhrat e qeverisë. “Kjo deklaratë, kjo letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafajt, ministrit të Brendshëm. Është vendosja edhe, de juro, e Prokuroris­ë nën urdhrat e qeverisë, nën urdhrat e ministrit të Brendshëm”, sqaroi Basha. Demokratët, prej kohësh, kanë akuzuar qeverinë për vënien nën kontroll të Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, që nga emërimi i prokurores së re pa kaluar procesin e vetingut dhe një sërë vendimesh që gjyqësori ka marrë muajt e fundit. Sugjerimit që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i bënte kreut të Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, për dëshminë e Bashës dhe Berishës, kreu i PD- së i është përgjigjur duke thënë se janë të tjerë njerëz ata që kanë dijeni për rrugët e kokainës në Shqipëri. Në deklaratën e tij, Basha ka kujtuar se janë dy familjarët e afërt të Kryeminist­rit Rama dhe ministrit të Brendshëm Xhafaj ata që kanë informacio­ne dhe mund të dëshmojnë lidhur me këtë çështje. “Informacio­ni më i sigurt që mund të jap unë është se për të gjetur rrugët e kokainës në Shqipëri, Prokuroria mjafton të gjurmojë Olsi Ramën dhe Agron Xhafajn”, deklaroi kreu i PD- së, Basha. Pas aksionit të sinjalizua­r nga partnerët ndërkombët­arë dhe të finalizuar nga Policia e Shtetit ku u sekuestrua­n 613 kg kokainë në Maminas, opozita foli për lidhje të qeverisë me ngarkesën që u kap në një kontenier me banane. Sipas PD- së, vetëm falë një garancie të fortë qeveritare, trafikantë­t do të futeshin në port me një sasi kaq të lartë kokaine.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania