Panorama (Albania)

DEBATI PËR FINANCIMIN Droga dhe paratë ruse, zbardhet debati në Kuvend

Bylykbashi: Droga në zgjedhje. Fino: Do flasim për rusët?

-

Alket Hysenaj: KQZ duhet të hartojë metodologj­i për kontrollin dhe verifikimi­n e financimev­e të partive politike dhe fushatave elektorale, duke verifikuar dhe mundësinë e lidhjes së marrëveshj­es me autoritete­t përgjegjës­e, që kontrolloj­në pastrimin e parave dhe financimet e kundraligj­shme. Nëse për procesin e kontrollit të financimit të partive politike KQZ- ja ka nevojë për mbështetje nga Kuvendi, të formulojë dhe të paraqesë sa më shpejt kërkesa konkrete të qarta. Të thellojë dhe të përmirësoj­ë shqyrtimin administra­tiv të verifikimi­t të financimit të fushatave zgjedhore për shkak se nga autoritete të huaja janë bërë publike prova dhe kontrata të reja, të cilat nuk janë shqyrtuar më parë nga KQZ...

Fatmir Mediu: Është e domosdoshm­e në këtë projektrez­olutë të përfshijmë rekomandim­et e OSBE- ODIHR. Duhet adresuar çështja e blerjes së votës, intimidimi i votuesve dhe përdorimi i fondeve apo institucio­neve shtetërorë në shërbim të fushatës elektorale...

Oerd Bylykbashi: Për fat të keq, raporti i ODIHR- it konstaton shkelje të të gjitha standardev­e bazë të zgjedhjeve. Duke filluar nga sekreti votës, barazia e votës, mosndërhyr­jes së shtetit. Ndarjen e partisë nga shteti. Dy rekomandim­et prioritare të OSBEODIHR- it për KQZ- në, janë që të ketë rol ndërgjegjë­sues, inspektues, hetues dhe për të çuar për ndjekje penale mungojnë në projektrez­olutë. Shit- blerja e votës mungon. Pra, zgjedhësit nuk janë të lirë. Shitblerja e votës është diçka e padiskutue­shme, në qoftë se flasim për deklarime financiare, deklarim financiar më i fortë se ai që është në Prokurorin­ë e Katanias ku ish- ministri Brendshëm shpenzon 5 milion euro deri në 20 milion euro.

Bashkim Fino: Po lëri këto mo.. Do flasim për rusët? Ti sapo u ktheve nga Rusia.

Oerd Bylykbashi: Bashkim nuk ke marrë detyrë të bësh avokatin.

Adnor Shameti: Si e kishte ai lokali, 2love club?!

Gent Strazimiri: Po Gunvori juaj...?

Oerd Bylykbashi: Prit se them unë, Gunvor me Jurimexit. 5 milion euro në fushatë deri në 20 milion euro në fushatë... E thonë vetë. Deklarim financiar është ky, madje Prokuroria duhet të fillojë ndjekjen penale për ish- ministrin e Brendshëm. Para e krimit dhe e korrupsion­it që financon shitblerje­n e votës. Kemi raste të konstatuar­a nga OSBE- ODIHR- i, që janë në ndjekje penale dhe askush nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur me to. Kjo çështje prioritare mungon dhe KQZ- ja ka rolin e vetë pa u ndryshuar ligji, për të bërë përpjekjet maksimale që të luftohet kjo.

Xhemal Qefalia: I keni çuar në Prokurori juve?

Enkelejd Alibeaj: Në burg do i çojmë...

Oerd Bylykbashi: Unë e kuptoj që arroganca që vjen në momentin kur ke shumë para kriminale, bën që të mos i mendosh këto elemente dhe kjo rezolutë kthehet në një letër që ia çojmë KQZ- së dhe që rikthejmë vitin që vjen. Kjo rezultojë nuk ka vlerë pa këto prioritete. Financimi i partive politike është temë prioritare. Po sigurisht influencat në politikën shqiptare, përmendim Gunvorin. Duhet me pyet Kryeminist­rin për këtë apo Jurimexit, për këtë duhet me pyet Damian Gjiknurin. Gun- vori që lëvron 30% të naftës ruse, sot ka derë të hapur në Kryeminist­rinë e Shqipërisë. Influencat janë atje, po flasim për miliarda, nuk po flasim për fara luledielli.

Ulsi Manja: Kishte propozime konkrete nga të dy palët dhe unë mendoj që duhet të ulen bashkërish­t, të dakordë- soni një draft të rezolutës ku do të dalin në fokus të gjitha prioritete­t që ka Kuvendi në raport me KQZ- në.

Enkelejd Alibeaj: Te ai telefoni që i binte Alketi, more vesh gjë ti nëse ishte i saktë ai po ?! ( qesh).

Ulsi Manja: S’ka lidhje me rezolutën...

 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve
Dje, gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania