Panorama (Albania)

Balla: Prokuroria të marrë në pyetje Bashën për oligarkët rusë

- Taulant Balla

Kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla, akuzoi dje kreun e PD- së, Lulzim Basha, se ka falsifikua­r dokumentet e financimit të fushatës elektorale. Sipas Ballës, Basha ka prishur provat dhe ka kryer vepër penale. “Partia Demokratik­e ka shkelur ligjin për falsifikim të dokumentev­e zyrtare, sepse në dokumentin e depozituar nuk rezulton të ketë deklaruar ashtu siç duhet. Të gjithë e dimë se në KQZ duhet të deklarojmë të gjitha shpenzimet që kemi bërë gjatë fushatës. Së dyti, jemi përpara një vepre tjetër penale, që janë çështje të mosdeklari­mit. Edhe kjo është një çështje tjetër, që ngarkon me përgjegjës­i përsëri z. Lulzim Basha, sikurse prishjen e provave apo të elementëve që përbëjnë një vepër penale. Kjo për shkak se në dokumentet zyrtare konstatohe­t mospërputh­shmëri të të gjitha këtyre deklarimev­e. Të gjendur përpara kësaj situate, për t’iu përgjig- jur në mënyrë korrekte pyetjes suaj, jemi përsëri këtu për t’i bërë thirrje Partisë Demokratik­e, kryetarit të saj Lulzim Basha, i cili në fakt është personi drejtpërsë­drejti përgjegjës po të kemi parasysh se ai është firmëtari”, tha dje Balla. Sekretari i Përgjithsh­ëm i PS- së, i bëri thirrje Prokuroris­ë që të marrë në pyetje kryetarin e opozitës për të sqaruar financimin e dyshimtë nga Rusia. “Jemi përpara faktit ku së pari duhet bërë një sqarim publik, sepse në fund të fundit në xhepa oligarkësh rusë, tashmë të konfirmuar sepse ata janë pronarë të “Biniada Trade LP”, janë bërë pagesa në interes edhe në emër të Partisë Demokratik­e përkundrej­t Nick Muzin, lobuesit amerikan. Shqetësimi im, në emër të Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, është i qartë: Prokuroria nuk duhet të vonojë për asnjë moment thirrjen dhe marrjen në pyetje të Lulzim Bashës për të sqaruar gjithë këtë skemë financimi të paligjshëm. Më pas, të jeni të sigurt që ne do të ndërmarrim edhe nisma ligjore për sa i përket rritjes së transparen­cës së financimev­e për partitë politike, që është një prej detyrimeve kryesore edhe në kuadër të Reformës Zgjedhore”, tha dje Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania