Panorama (Albania)

PD- PS, takim me ambasadorë­t për reformën

-

Dy bashkëkrye­tarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore kanë zhvilluar dje një takim me Ambasadorë­t e vendeve të OSBE- së për të diskutuar rreth ecurisë së reformës. Në këtë takim ishin të pranishëm ambasadori i OSBE- së në Tiranë, Bernd Borchard, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu. Bashkëkrye­tari i Komisionit, Bledi Çuçi, ka publikuar një mesazh në faqen e tij të “Facebook”- ut, ku theksohet se ambasadorë­t vlerësuan punën e bërë nga komisioni. “Në takimin me ambasadorë­t e vendeve të OSBE- së ku diskutuam për ecurinë e Reformës Zgjedhore, ambasadorë­t vlerësuan njëzëri punën e bërë deri tani nga dy bashkëkrye­tarët e komisionit ad- hoc për Reformën Zgjedhore”, thekson Çuçi. Ditën e premte Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sërish për të dëgjuar OJQ- të që monitorojn­ë zgjedhjet në Shqipëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania