Panorama (Albania)

Spaho: Arben Ahmetaj, përfituesi i madh i PPP- ve

-

Nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, në një reagim për deklaratat e ministrit të Financave ka kujtuar se Arben Ahmetaj është një nga përfituesi­t kryesorë të PPP- ve, ndaj edhe i mbron ato. “S’kishte si të mos dilte Arben Ahmetaj të mbronte PPP- të. Është një ndër përfituesi­t e mëdhenj të kësaj skeme siç janë incenerato­rët. Ndërtimi i 3 incenerato­rëve është skema mafioze për t’i dhënë 178 milionë euro një personi të vetëm, të lidhur me Arben Ahmetajn. 5 mln euro nga buxheti i shtetit i ka dhënë Arben Ahmetaj incenerato­rit të Fierit, i cili s’ka vendosur asnjë tullë të vetme për ndërtimin e tij. Korrupsion­i në ndërtimin e tre incenerato­rëve është vetëm hapi i pare i skemës mafioze. Hapi tjetër është importi i mbetjeve të Europës për të përmbushur kapaciteti­n përpunues të incenerato­rëve. Vjedhin, pastrojnë para dhe mbushin Shqipërinë me drogë dhe plehra. Ky është projekti i Edi Ramës dhe hajdutëve të tij”, deklaroi Spaho. Sipas nënkryetar­it të PD- së, të qenët ministër çfarëdo e një njeriu të nivelit të Ahmetajt, do të ishte qesharake për çdo komb.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania