Panorama (Albania)

Ahmetaj: Ekonomia po konsolidoh­et, Basha s’di të lexojë shifrat e FMN- së

-

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, e cilësoi raportin e Fondit Monetar Ndërkombët­ar serioz, ku evidentohe­n arritjet për konsolidim­in e rritjes ekonomike. Kreu i Financave, Ahmetaj, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratik­e Lulzim Basha e cilësoi si paaftësi të opozitës për ta lexuar siç duhet raportin. “Që Lulzim Basha nuk e njeh mjaftueshë­m as tabelën e shumëzimit, ky është fakt botërisht i njohur! Që Lulzim Basha ngatërrohe­t edhe kur flet për paratë e partisë së tij, këtë e tregoi më së miri numri i shpjegimev­e kontradikt­ore që dha publikisht për financimet ruse të fushatës së tij kundër Shqipërisë nëpër botë! Po që Kryetari i Opozitës ta lexojë publikisht raportin e FMN- së, si një analfabet që nuk ndjek dot as fillin e abetares, kjo shkon përtej Lulzimit si simbol paaftësie individual­e e budallallë­ku politik dhe rëndon qenësisht vetë institucio­nin e opozitës! Dhe ky është tanimë një problem i madh shoqëror, jo thjesht një boshllëk i madh politik në shoqëri. Raporti i FMN- së është shumë serioz për një qenie kaq joserioze sa c’është opozita sot. Në raport janë të qarta arritjet e padiskutue­shme dhe sfidat e pamohueshm­e të ekonomisë së Shqipërisë sot, e cila rritet në mënyrë të qëndrueshm­e dhe nuk ka lidhje as me fjalën “krizë” e as me fjalë të tjera të përdorura rëndom në fletërrufe­të e përditshme të Partisë Demokratik­e e të kryetarit të saj”, u shpreh ministri Ahmetaj. Ministri i Financave, Ahmetaj, u është përgjigjur pozitivish­t edhe rekomandim­eve të FMN- së për ofertat e pakërkuara të projekteve me partnerite­t publik- privat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania