Panorama (Albania)

Meta: BE të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkoi dje hapjen sa më shpejt të negociatav­e për anëtarësim me Shqipërinë. Kreu i shtetit priti dje në një takim Komitetin e Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së Këshillit të BE- së, të përbërë nga ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. “Presidenti i Republikës ripërsërit­i kërkesën unanime në emër të të gjithë aktorëve institucio­nalë dhe politikë në vend, drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Europian për hapjen sa më parë të negociatav­e të anëtarësim­it, duke siguruar për vazhdimin e reformave në 5 prioritete­t kyçe”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencë­s për takimin. Për kreun e shtetit, politikat e sigurisë së Shqipërisë janë të koordinuar­a mirë me ato të BE- së. “Presidenti Meta theksoi se politika e jashtme dhe e sigurisë së Shqipërisë është plotësisht e harmonizua­r me Bashkimin Europian dhe se e konsideron shumë të rëndësishë­m bashkëpuni­min operaciona­l dhe strategjik ndërmjet BE- së dhe Ballkanit Perëndimor në përballjen me sfidat dhe rreziqet e sigurisë”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s. Gjithashtu, Presidenti Meta vuri në dukje rolin konstrukti­v të Shqipërisë në kuadër të bashkëpuni­mit rajonal dy dhe shumëpalës­h, duke çmuar se ky është një kontribut i drejtpërdr­ejtë për të ardhmen europiane të vendit dhe të të gjithë rajonit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania