Panorama (Albania)

Ministri Bushati, vizitë në Gjermani

- Ministri Bushati

Lobimi në vendet kryesore të BE- së për të marrë mbështetje për hapjen e negociatav­e për anëtarësim me BE- në ka çuar ministrin e për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në një vizitë pune në Republikën Federale Gjermane, si pjesë e turit të ministrit në kryeqytete­t e vendeve anëtare të BE- së. Gjatë vizitës në Republikën Federale Gjermane, ministri Bushati do të zhvillojë një takim me ministrin e Shtetit për Europën, Michael Roth, të cilin do ta njohë me progresin e vendit në fushën e reformave dhe adresimin e prioritete­ve kryesore, pritshmëri­të tona në lidhje me avancimin e marrëdhëni­eve të Shqipërisë me Bashkimin Europian, në drejtim të hapjes së negociatav­e si dhe do të shkëmbejnë mendime rreth situatës në rajon dhe Europë. Pjesë e rëndësishm­e e axhendës së ministrit Bushati, do të jenë një sërë takimesh me parlamenta­rë gjermanë, përfaqësue­s të forcave të ndryshme politike në Bundestag, reporterë për Shqipërinë në Bundestag, përfshirë kryetarin e Komitetit të Politikës së Jashtme në Bundestag, Norbert Roettgen dhe kryetarin e Komitetit për Çështjet Europiane, Gunther Krichbaum.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania