Panorama (Albania)

Akuzat për pasurinë, gjyqtari Lulo jep shpjegime në KPK

Avokati: I ka fituar me djersë në Kanada. Ka qenë edhe avokat

-

Ditën e djeshme u zhvillua seanca dëgjimore ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues­e, Fatos Lulo, në lidhje me procesin e rivlerësim­it të tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it.

Vetë gjyqtari nuk ishte i pranishëm në seancë, por ai përfaqësoh­ej nga avokati Ardian Visha. Gjyqtari Lulo akuzohet nga KPK- ja për deklarim të rremë të pasurisë në ILDKPKI dhe në seancën e djeshme ai dha të gjitha sqarimet për akuzat. Konkretish­t, sipas KPK- së, në formularët e deklarimit të pasurisë së Lulos ka disa asete të cilat sipas KPK- së, gjyqtari nuk është në gjendje që të shpjegojë burimet financiare të tyre. Ato përfshijnë pasuri të paluajtshm­e, si një apartament në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, një apartament te rruga e “Durrësit”, si edhe një zyrë në rrugën “Ismail Qemali”. Gjithashtu, sipas relatores së çështjes, Etleda Çiftja, KPKja vlerëson si deklarim të rremë edhe dhuratën e marrë nga e motra, Drita Lulo, në vitin 2008 që kap vlerën e 100 mijë dollarëve, shitjen e një apartament­i në Toronto të Kanadasë me vlerë 160 mijë dollarë, si edhe një hua 480 mijë dollarësh, që gjyq- tari Lulo ia ka marrë së motrës dhe ia ka shlyer më pas. Gjithashtu, e dyshimtë sipas KPK- së, është edhe një depozitë bankare me 400 mijë dollarë, që sipas gjyqtarit, rrjedh nga puna e tij si emigrant në Kanada. Mirëpo, avokati i tij, Ardian Visha, i hodhi poshtë akuzat për deklarim të rremë të pasurisë. Sipas tij, akti i vlerësimit të pasurisë së Lulos nga ILDKPKI është i mangët dhe përmbledh një periudhë prej 14 vjetësh, gjatë së cilës ky institucio­n nuk ka ngritur ndonjëherë akuza për deklarimet e gjyqtarit. Gjithashtu, sipas Vishës, Tatimet nuk kanë pasur dokumentac­ione për një periudhë nga viti 1994 deri në vitin 1999, kur Fatos Lulo ka ushtruar profesioni­n e avokatit në Tiranë. Sa u përket dhuratave nga e motra, Drita Lulo, avokati tha se ajo ka të ardhura të mjaftueshm­e për t’i justifikua­r ato. Ai ka dorëzuar një pasqyrë të të ardhurave të Drita Lulos pranë treshes së gjyqtarëve të Komisionit seancën e djeshme për periudhat kohore 2011- 2017. Sipas tij, Drita Lulo ka punuar më parë si inxhiniere në një kompani prestigjio­ze ndërtimi. Sipas Vishës, e motra i dhuroi një zyrë Lulos, pasi ky i kishte dhënë më parë, në vitin 1997, shtëpinë e prindërve. Avokati gjithashtu pretendoi se huaja nga e motra ishte marrë për një projekt biznesi në Kanada, i cili nuk ishte konkretizu­ar dhe paratë i janë kthyer sërish Drita Lulos. Trupa gjykuese e Komisionit, pasi mori materialet nga avokati i Fatos Lulos, mbylli seancën duke lajmëruar se vendimi për të do të jepet ditën e premte. Pas seancës dëgji- more, avokati Ardian Visha dha edhe një prononcim për mediat në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Lulos. Sipas tij, akuzat janë të ngjashme me një gjueti shtrigash. “Nuk ka gjetje nga ILDKPKI, ka përpjekje për të zhvarrosur kufoma që janë varrosur dhe janë kontrollua­r nga mjeku ligjor, pra, përpjekja e ILDKPKI- së me këto rezultate është e palogjiksh­me”, tha ai. Lidhur me pasurinë e motrës së gjyqtarit, Visha tha: “Legjitimit­eti i të ardhurave të saj, sikurse vëllazëria e shëndetshm­e dhe raporti tërësisht shqiptar vëlla- motër janë për ne krejtësish­t të provueshme. Natyrisht, nën etiketimin e kulakut të çdo gjyqtari e prokurori e keni shumë të lehtë të thoni dhuratat qindra mijëra euro, në para janë 100 mijë dollarë dhe një zyrë kaq janë”.

 ??  ?? Gjyqtari i Kushtetues­es, Fatos Lulo
Gjyqtari i Kushtetues­es, Fatos Lulo
 ??  ?? Pamje nga seanca e djeshme
Pamje nga seanca e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania