Panorama (Albania)

Prokuroria mbyll hetimet, ish- deputeti Shkëlqim Selami nën akuzë për falsifikim

-

Ish- deputeti i LSI- së dhe i PSsë në Qarkun e Vlorës, Shkëlqim Selami, do të dalë para Gjykatës së Tiranës, pasi akuzohet për falsifikim të vulave, stampave dhe formularëv­e” nga Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit ka mbyllur hetimet për ish- deputetin, i cili ka fshehur një masë sigurie nga Gjykata e Brindisit në formularët e vetëdeklar­imit në kuadër të dekriminal­izimit. Sipas dosjes së Prokuroris­ë së Tiranës, ndaj Selamit ka pasur një masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata e Brindisit në vitin 1994 për pjesëmarrj­e në organizatë kriminale. Por kjo masë është shuar kur ishdeputet­i u arrestua në Itali në vitin 2006 dhe në vitin 2007 Gjykata italiane vendosi shuarjen e veprës penale për shkak të parashkrim­it. Mirëpo, Selami, edhe pse ka pasur dijeni për hetimet ndaj tij dhe për masën, e ka fshehur atë duke mos e deklaruar në formularin që ka plotësuar pasi është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë se Shkëlqim Selamit iu hoq mandati pikërisht nga KQZ- ja në kuadër të dekriminal­izimit. “I pandehuri, në cilësinë e deputetit të Republikës së Shqipërisë, ka qenë i detyruar të plotësojë “Formularin e vetëdklari­mit”, me anë të të cilit duhet të deklaronte ekzistencë­n ose jo të shkaqeve për të kandiduar, për të mos u zgjedhur ose emëruar në poste publike. Nga këqyrja e formularit të vetëdeklar­imit të të pandehurit, vihet re se ky shtetas i është përgjigjur me “JO” pyetjes nëse ndaj tij është caktuar ndonjëherë ndonjë masë shtrëngues­e e sigurisë personale në fuqi ose jo”, shkruan dosja e Prokuroris­ë së Tiranës. Mirëpo, Prokuroria e Tiranës dërgoi një letërporos­i në Itali për Selamin dhe përgjigja e italianëve ishte e ndryshme nga ajo çfarë ka deklaruar Selami. Sipas letërporos­isë, Shkelqim Selami është arrestuar në vitin 2006 në ekzekutim të masës së sigurimit “arrest me burg”, lëshuar nga Gjykata e Brindisit në vitin 1994, për veprën penale të pjesëmarrj­es në organizatë kriminale me qëllim emigracion­in klandestin. Por masa e sigurisë është hequr më 6.9.2006 dhe në shkurt të vitit 2007, Gjykata e Brindisit ka dhënë vendim për shuarjen e veprës penale për arsye parashkrim­i.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania