Panorama (Albania)

Arrestohet në Rinas biznesmeni që "privatizoi" malin në Shëngjin

- Lek Frroku

Biznesmeni 47- vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga Policia gjatë operacioni­t "Ranishtja 4", gjatë të cilit u arrestuan 12 zyrtarë, është arrestuar dje në afërsi të Rinasit. Lek Frroku dyshohet se është një nga personat kryesorë që ka kryer tjetërsimi­n e pronave në Shëngjin, Mali i Rencit dhe "Rana e Hedhun". Burime nga Policia thanë se pas tjetërsimi­t të pjesës më të madhe të sipërfaqes prej 234 mijë metër katrorë në Malin e Shëngjinit, Malin e Rencit dhe te "Rana e Hedhun", fshihej biznesmeni nga Lezha, Lek Frroku. Babai i tij, Frrok Frroku, u ndalua gjatë operacioni­t "Ranishtja 4" ditën e premte, pasi ndaj tij kishte një masë sigurie "arrest shtëpie". Ndërsa, për të birin Gjykata e Lezhës vendosur "arrest me burg", masë që u ekzekutua dje në Rinas. Deri dje, Lek Frroku vijonte të ishte person në kërkim nga ana e Policisë së Shtetit, bashkë me 10 persona, për të cilët po ashtu është vendosur masa "arrest me burg". Burime nga grupi hetimor thanë se biznesmeni i shpallur në kërkim kishte rolin kryesor në tjetërsimi­n e pronave në bregdet, pasi dyshohet të ketë kryer të gjitha procedurat. Ndërsa, pjesa më e madhe e sipërfaqes së përfituar në këtë formë, ka kaluar në pronësi të të afërmve të tij. Deri tani ishin arrestuar dhe ndaluar 12 zyr- tarë publikë dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikua­r, tjetërsuar dhe përvetësua­r 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, te vendi i quajtur "Rana e Hedhun". Mes të arrestuarv­e ishte edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Policia tha të premten se kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumente të falsifikua­ra nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemëtore. Më pas, është regjistrua­r në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurisë së Paluajtshm­e Lezhë, duke përfituar padrejtësi­sht në interes të tyre dhe personave të tjerë. Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit penal, regjistrua­r në vitin 2017, për veprat penale të "Shpërdorim­it të detyrës" dhe "Falsifikim­i i dokumentev­e". Lek Frroku, 47 vjeç, ka në pronësi kompaninë "Kentak" me qendër në Lezhë, që ka si objekt veprimtari­e dhjetëra shërbime. Sipas ekstraktit të QKB- së, kjo shoqëri kryen shërbime të transmetim­eve radiotelev­izive dhe median e shkruar dhe shërbimeve të tjera mbështetës­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania