Panorama (Albania)

TRI PROVAT NE DUART E POLICISE

- DIBER/ ALBI LALA

Mahmut Gega, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Elsi Kosiqit, ka mohuar një fakt të tillë gjatë marrjes në pyetje në Polici.

Por, nga ana tjetër, Policia e Dibrës shprehet se ka siguruar prova dhe fakte që e identifiko­jnë atë si autor të vrasjes së 32- vjeçarit Kosiqi. Nga hetimet e deritanish­me mendohet se pista kryesore e motivit të krimit është ajo e konkurrenc­ës për trafikimin e lëndëve narkotike. Mësohet se prej vitesh Kosiqi dhe Gega ishin përfshirë në konflikte mes tyre. Përveç 24- vjeçarit, grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe disa persona të tjerë. Gega, sipas hetuesve, ka dhënë deklarime kontradikt­ore gjatë deponimeve të tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, bëjnë me dije burimet për “Panorama”. “Sa herë është pyetur, autori i dyshuar ka dhënë deklarata të ndryshme. Është shumë kontradikt­or. Ai rreket të mohojë krimin e kryer. Edhe deklaruesi­t e tjerë nuk na kanë ndihmuar me thëniet e tyre”, thanë zyrtarë të drejtorisë së Policisë Dibër. Si pjesë e punës hetimore për zbardhjen e vrasjes së biznesmeni­t para vilës së tij të martën rreth orës 01: 30, oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar në doganën e Bllatës dhe kanë siguruar listën e personave, që kanë hyrë e dalë nga kjo pikë kufitare. Nga verifikime­t nuk rezulton që Mahmut Gega të ketë hyrë e dalë nga Bllata. Por, Poli- Ndërkohë që autori i dyshuar, Mamut Gega, nuk pranon autorësinë e krimit, Policia thotë se ka në dorë tri prova që e çojnë drejt këtij përfundimi. Arrestimi i 24- vjeçarit mbështetet te faktet që kanë të bëjnë me qelizat telefonike, të cilat janë sekuestrua­r në ekspertizë­n e gëzhojave të lëna në vendin e ngjarjes dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në rrugët kryesore të Maqellarës. Policia e Dibrës ka dyshime të forta se autori kryesor i dyshuar ka pasur dhe një bashkëpunë­tor tjetër. Ndërkohë, nga ana tjetër dyshohet se gjithçka ka ardhur nga mosmarrëve­shjet mes tyre sa i takon trafikut të lëndëve narkotike, mosmarrëve­shje e cila përfundoi me vrasjen e 32- vjeçarit Elsi Kosiqi. cia nuk përjashton pistën e lëvizjes së këtij shtetasi nga “brezi i gjelbër”, pra, jo në rrugë ligjore. Nuk dihet ende nëse Kosiqi e Gega janë takuar në Dibër të Madhe apo ky i fundit e ndiqte atë për ta ekzekutuar matanë kufirit. Nga ana e tij, Mahmut Gega këmbëngul se ditën e ngjarjes nuk ka lëvizur nga qyteti i Bulqizës, madje është shprehur se gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona, ka qëndruar nën shoqërinë e bashkëmosh­atarëve të tij. Ky pohim hidhet poshtë nga Policia. Hetuesit kanë siguruar prova se ai është parë disa orë pasi kishte rënë natë në Maqellarë. Fillimisht u tha se edhe një punonjës policie kishte qëndruar në shoqërinë e Gegës, në një nga lokalet e qytetit. Por, një zyrtar i lartë i Policisë Dibër e mohoi kategoriki­sht këtë fakt. “Nuk ka asnjë punonjës policie që ka lidhje me këtë ngjarje. Aktualisht nuk kemi prova për këtë gjë. Nëse ajo vërtetohet, punonjësi i policisë do të hetohet si çdo shtetas tjetër”, nënvizoi ai. Sipas Policisë, cilido qytetar që ka lëvizur dy ditë më parë në Doganën e Bllatës, akuzohet si i përfshirë në krim. Elsi Kosiqi u ekzekutua të martën rreth orës 01: 30, para vilës së tij që ndodhet në qendër të Maqellarës, në anë të rrugës nacionale Bulqizë- Peshkopi. 32vjeçari u qëllua me tre plumba kallashnik­ovi, pasi autori e thirri atë në emër.

 ??  ??
 ??  ?? Makina e përplasur e policit, Ëngjëllush Aliaj
Makina e përplasur e policit, Ëngjëllush Aliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania