Panorama (Albania)

I vjedhin automjetin policit, autorët përplasen me shtyllën

-

VLORE - Grabisin automjetin e punonjësit të policisë, aksidentoh­en dy autorët. Automjeti tip “Benz Mercedez” me ngjyrë të bardhë me targë VL 9681 B, është gjendur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, i aksidentua­r dhe braktisur në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Vlorës. Automjeti ishte përplasur me një shtyllë elektrike, ndërsa në brendësi të tij u vërejtën disa njolla gjaku. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa konfirmohe­t se automjeti i përket Ëngjëllush Aliajt, punonjës policie në burgun e Fierit. Automjetin, këtij të fundit ia kishin vjedhur gjatë natës si edhe konfirmohe­t nga Policia e Vlorës, ndërsa nuk janë identifiku­ar ende personat përgjegjës. Personat që kanë vjedhur makinën në tentativë për t’u larguar, janë përplasur me një shtyllë, ndërsa pavarësish­t se janë plagosur, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në xhamin e parë të automjetit kishte dhe një goditje dhe thyerje xhami, çka mund të jetë shkaktuar nga përplasja e fortë e mjetit. Në automjetin në vendin e drejtuesit, por edhe pasagjerit, janë gjendur edhe gjurmë gjaku, ndërsa një fakt i tillë sipas Policisë konfirmon se autorët janë dy persona. Njolla gjaku janë gjendur edhe në afërsi të vendit ku kishte ndodhur aksidenti, ndërsa policia ka kryer kontrolle në zonën përreth, por pa arritur të identifiko­jë apo arrestojë autorët. Mësohet se policia po heton rreth grabitjes së automjetit dhe për çfarë mund të përdorej nga autorët, ndërsa në pyetje është marrë edhe punonjësi i policisë, Aliaj, rreth ndonjë dyshimi që mund të kishte ky i fundit. Policia bën të ditur se po hetohet rreth faktit nëse autorët kishin për qëllim që automjetin ta përdorin për ndonjë ngjarje kriminale, ndaj po vijohet intensivis­ht për identifiki­min e autorëve. Grupi hetimor pritet të arrijë në identifiki­min e autorëve përmes analizave të njollave të gjakut të gjetura në automjet, çka mund të çojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania