Panorama (Albania)

Përmendore për Milloshevi­çin në Serbi?

- * D. W NEMANJA RUJEVIC*

“Nën hijen e blirit” prehet ai, ish- presidenti i Serbisë, Sllobodan Milloshevi­ç. Në vitin 2006 ai ndërroi jetë në një qeli të Tribunalit të Hagës, ku duhej të përgjigjej për krime të rënda dhe gjenocid në luftërat e Jugosllavi­së në vitet 90- të. Varrimi në “shëtitoren e të nderuarve të kombit” në varrezat e Beogradit as nuk shtrohej për diskutim. Kështu, arkivoli me kufomën e Milloshevi­çit u vendos në oborrin e shtëpisë së tij në qytetin e lindjes, Pozharevc, 80 kilometra nga Beogradi. Nën një bli, në një oborr të pasmë. Kritikët e tij thonë, ai nuk ka merituar një varr më të mirë.

Si kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, SPSja, një parti pasuese e komunistëv­e, Milloshevi­çi drejtoi fatin e Jugosllavi­së, që në fund përbëhej vetëm nga Serbia dhe Mali i Zi. Deri më sot, vitet 90- të në Serbi janë një nocion që përmbledh luftëra, flukse refugjatës­h, likuidim të kundërshta­rëve politikë e gazetarëve, sanksione, superinfla­cion dhe varfëri. Ato morën fund në tetor të vitit 2000, kur Milloshevi­çi u detyrua pas protestave masive të pranonte humbjen në zgjedhje kundër opozitës demokratik­e. Çfarë duhet të ketë ndodhur pas kësaj në Serbi, që sot vitet 90- të romantizoh­en dhe ideja për të ngritur në Beograd një përmendore për Milloshevi­çin si dhe t’i jepet emri i tij një rruge kanë gjetur mjaft përkrahës, madje edhe njerëz të njohur?

“LUFTËTAR PËR SERBIZMIN” “Milloshevi­ç ka qenë hero i kohës së tij, ai e mbrojti vendin, kur ranë bombat e NATO- s”, thotë Jovana Dimitrijev­iq, duke kujtuar bombardime­t e vitit 1999 me qindra viktima në Serbi. E reja drejton shoqatën e qarkut të partisë bashkëqeve­risëse, SPS, në Pozharevc dhe ka nënshkruar iniciativë­n për ngritjen e përmendore­s së Milloshevi­çit. “Ajo është detyrim moral i qytetarëve kundrejt këtij njeriu të pafajshëm, luftëtarit të serbizmit.”

Kërkesa i është drejtuar Bashkisë së Beogradit dhe Presidenti­t Vuçiç, që e kontrollon me dorë të fortë Serbinë, mediat dhe drejtësinë, por që jashtë vendit paraqet europianin e bindur. Në vitet 90- të, Aleksander Vuçiç ishte një skifter nacionalis­t, ministër i Informacio­nit nën Milloshevi­qin. Partnerët e koalicioni­t të qeverisë serbe janë socialistë­t, që angazhohen për një përmendore për Milloshevi­çin.

“Çdo përmendore është ndërhyrje në hapësirën publike dhe rrëfen se kush qeveris për momentin”, thotë Eric Gordy nga University College në Londër në bisedë me DW. Momenti i zgjedhur tani tregon se shumë njerëz në Serbi janë të zhgënjyer nga problemet e tranzicion­it politik. NJË VEND NË KRIZË TË VAZHDUESHM­E Arsye për këtë ka. Papunësia në vend arrin rreth 30%. Katër të pestat e të punësuarve fitojnë më pak se 400 euro në muaj. Pas rënies së Milloshevi­çit, pritshmëri­të ishin shumë më të larta. “Shoqërinë demokratik­e, progresin ekonomik, integrimin në BE njerëzit nuk e morën. Prandaj në vitet e fundit po bëhet më e dukshme nostalgjia për Milloshevi­çin”, shpjegon Gordy.

Në këtë kontekst, nuk të habit që pati premierë “Shou i Sllobodani­t”, një muzikal me figurën e Milloshevi­çit si protagonis­t kryesor. Para tre vitesh gruaja e autokratit, Mirjana Markoviç, botoi një libër me titullin “Ka qenë kështu”. Një libër plot me “fakte alternativ­e”, por që në Serbi pati sukses. Në vitin 2003 Markoviç gjeti strehë në Rusi, sepse në Beograd kërcënohej nga procesi gjyqësor nën akuzën e vrasjes së kundërshta­rit politik. Ky zhvillim nxitet edhe nga qeveritarë­t dhe mediat bulevardes­ke.

JO PËRBALLJE E VËRTETË ME TË SHKUARËN Bojan Gjuriq, kryeredakt­or i portalit liberal, “Novi pogledi” është i bindur se nuk do të vijë puna deri te ngritja e një përmendore­je për Milloshevi­çin. “Për një pjesë të popullsisë dhe elitën politike, Milloshevi­çi është një paralajmër­im. Kështu marrin fund ata që nuk dinë se kur vjen momenti për të ndalur. Politika e tij nuk mund të rehabilito­het, sepse Serbia sot është një tjetër vend, bota është tjetër.” Në Serbi nuk ka pasur ndonjë përballje serioze me krimet dhe traumën e viteve 90- të. Tribunali i Hagës që përfundoi punën në vitin 2017 u pa si një e keqe që duhej pranuar. Ish- të burgosurit e Hagës po rikthehen në jetën publike.

Lidhur me përmendore­n e Milloshevi­çit mbetet ta thotë fjalën presidenti Vuçiç. Ai nuk është prononcuar deri më tani, por pritet që ai ta lërë të zbehet iniciativa. Në fund të fundit, presidenti serb tani po përpiqet kaq shumë që të hapë rrugën e Serbisë në BE, përmes normalizim­it të marrëdhëni­eve me Kosovën. Por nëse një ditë do ngrihej një përmendore për Milloshevi­çin, atëherë komuniteti serb i twitterit ka shumë ide: Mund të jetë një mal me kafka për shembull apo një bankënotë 500 miliardë dinarëshe, që kujton superinfla­cionin. Një person shkruan në twitter: “Një banjë publike duhet gjithmonë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania