Panorama (Albania)

Zaev i përgjigjet Moskës për anëtarësim­in në NATO

-

Kryeminist­ri i Republikës së Maqedonisë ka reaguar të mërkurën pas paralajmër­imeve nga Moska, për “pasoja negative për sigurinë rajonale” si dhe për marrëdhëni­et bilaterale Rusi – Maqedoni, nëse vendi i tij hyn në NATO. Zëvendësmi­nistri i Jashtëm rus, Aleksandar Grushko, në një takim me ambasadori­n e Maqedonisë në Rusi, Goce Karajanov, ka theksuar se planet e Maqedonisë për integrim në NATO dhe BE mundet të kenë pasoja negative në sigurinë rajonale, por edhe në çështjet bilaterale. Kryeminist­ri maqedonas, Zoran Zaev, i është përgjigjur Rusisë se Maqedonia, që prej pavarësisë së vet, ishte fuqishëm e përcaktuar për anëtarësim në NATO. “Maqedonia, qysh prej pavarësisë në vitet ’ 90, është e përcaktuar fuqishëm për anëtarësim në NATO dhe e ka përkrahjen e plotë të qytetarëve maqedonas. Zgjedhja jonë me vendosmëri të qartë është për integrimet euroatlant­ike”, ka deklaruar Zaev.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania