Panorama (Albania)

Abazaj “merr krahun”, tregon ndryshimin nga U- 21

"Ju tregoj liderët e Kombëtares, ftesa diçka e mrekullues­hme"

- DURRES/

Mesfushori anësor i Luftëtarit, Kristal Abazaj, mori ftesën e parë nga tekniku Kristian Panuçi.

Ai shprehet i lumtur për grumbullim­in në ekipin Kombëtar. Lojtari i Luftëtarit ishte pjesë e Shpresave dhe u ftua në mënyrë të papritur nga trajneri italian për sfidën kundër Norvegjisë. Ai ka vërejtur konkurrenc­ë të madhe në ekipin Kombëtar, por "merr krahun" me deklaratën e tij dhe tregon se ka besim që me aftësitë dhe punën e tij do t'i mbushë mendjen italianit ta ketë në konsiderat­ë.

Abazaj, si e pritët ftesën e Panuçit?

Kur mora ftesën nga ekipi A ishte një emocion i jashtëzako­nshëm. Të jesh pjesë e skuadrës së parë është diçka e mrekullues­hme. E ndiej veten me shumë fat që jam një lojtar i Kombëtares së Shqipërisë, është ëndërr për çdo futbollist.

Si është konkurrenc­a në skuadrën e parë ( Kombëtare)?

Sigurisht që në ekipin Kombëtar ka konkurrenc­ë shumë të madhe dhe kjo është krejtësish­t normale. Jam koshient për konkurrenc­ën, të gjithë janë koshientë. Unë do jap maksimumin tim. Konkurrenc­a të bën mirë, pasi të im- ponon të japësh 100 %, pastaj trajneri vendos.

Kanë më tepër përparësi lojtarët që luajnë jashtë?

Lojtarët që luajnë jashtë kanë një plus më të vogël, por jemi të gjithë pjesë e Shqipërisë. Ritmi është krejt tjetër, pasi ne vijmë nga kampionati shqiptar me një ritëm mesatar. Këtu dhe stërvitja është e më vështirë, pasi lojtar? ët që vijnë nga jashtë kanë tjetër mentalitet dhe kanë tjetër përgatitje. Me shumë punë mund t'ia dalim të paraqitemi po aq mirë sa ata".

Keni Panuçin? biseduar me

Nuk kam pasur shumë biseda me të. Në stërvitjen e parë ishim të impenjuar dhe u munduam të japim maksimumin. Ai nuk flet, shikon formën dhe cilësitë e gjithsecil­it. Ajo është detyra e tij në fund të fundit. Puna jonë është të japim maksimumin me qëllim të jemi gati kur të na kërkojë trajneri.

Çfarë ndryshimi ka ekipi Shpresa me ekipin e parë?

Ka ndryshim, pasi atje janë lojtarët e moshës sime, ndërsa këtu ka më shumë përvojë. Këtu te Kombëtarja e madhe gjithçka është ndryshe, është fillim i ri për mua dhe çdo lojtarë që i bashkohet këtij grupi.

Si ju ka pritur grupi?

Na kanë pritur shumë mirë, na afruan menjëherë në grup. Janë disa lojtarë me eksperienc­ë si Lila, Mavraj dhe Berisha, të cilët na afrojnë dhe na mbështesin. Lila, Berisha dhe Mavraj na kanë ndihmuar të përshtatem­i, pasi kanë më shumë eksperienc­ë dhe ne jemi lojtarë të rinj.

 ??  ?? Abazaj dhe Bujar Lika gjatë stërvitjes me Kombëtaren
Abazaj dhe Bujar Lika gjatë stërvitjes me Kombëtaren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania