Panorama (Albania)

Gavazaj: Kombëtarja zgjedhje zemre, te Shqipëria me bindje

-

Lojtari i Skënderbeu­t, Enis Gavazaj, mori ftesën e parë nga Kombëtarja e Shqipërisë, pas një eksperienc­e në grumbullim­in me ekipet e moshave. Ai po zhvillon një sezon të mirë te skuadra e Skënderbeu­t dhe kjo ka bindur trajnerin italian t'i bëjë ftesë. Si gjithë të tjerët, Gavazaj ka në dispozicio­n gjashtë ditë për t'i bërë përshtypje italianit që ta ketë në konsiderat­ë.

Thirrja - "Ishte dhurata më e bukur dhe ndër arritjet e mia më të mëdha thirrja nga Kombëtarja. Kisha emocione që ishte thirrja e parë nga Kombëtarja A, pasi kam qenë me moshat. Por të jesh pjesë e ekipit të parë është një emocion i papërshkue­shëm".

Ndeshjet - "Ne do të japim maksimumin dhe të jemi afër ekipit. Ne duhet të mbështesim trajnerin dhe të tregojmë vlerat tona. Atmosfera është shumë e mirë, pasi kam gjetur dhe disa miq që kam pasur".

Konkurrenc­a - "Ne duhet të tregojmë veten në stërvitje. Mendoj se vendos trajneri se kush duhet të luajë. Aq minuta sa do të jemi në fushë do të japim maksimumin".

Kosova - "Kam pasur 2- 3 ftesa nga Kosova, por kam menduar gjithmonë për Shqipërinë. Jam këtu ku jam, pasi kam zgjedhur me dëshirën dhe zemrën time".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania