Panorama (Albania)

Ndoj e Çekiçi shfaqin pjekuri: Të shkëlqejmë me U- 21

-

Emanuele Ndoj dhe Endri Çekiçi ishin dy futbollist­ët e radhës të Shpresave, që dolën ditën e djeshme në konferencë­n për shtyp në ambientet e "Elbasan Arena"- s, ku folën rreth dy ndeshjeve me Sllovakinë. Përpos interesimi­t për këto dy përballje, lojtarët e Kombëtares U- 21 folën edhe për çështjet e merkatos, ku nuk përjashtoh­en mundësi lëvizjeje në fund të sezonit.

- "Në lidhje me aktivizimi­n tim në mesfushë, mund të them se jemi duke u stërvitur përditë dhe kur të vijë dita e ndeshjes të shohim sesi do të luajmë. Ende nuk dimë asgjë. Jemi një grup i mirë dhe kemi lojtarë të mirë, në mesin e fushës gjithashtu. Por, trajneri do të vendosi për ndeshjen. Sllovakia? Kemi filluar ta studiojmë dhe kemi parë shumë ndeshje të tyre. Do të jemi totalisht të përqendrua­r te kjo përballje. Objektivi? Shpresojmë të marrim fitoren dhe të luajmë futboll të mirë. Do na mungojnë lojtarët e thirrur në Kombëtaren A, por kemi lojtarë të rinj, ndaj shpresoj të japin maksimumin për ekipin dhe

EMANUELE NDOJ

të fitojmë ndeshjen me Sllovakinë. Unë lider? Jo, jemi të gjithë liderë në fushë. Kushdo që luan, duhet të japë maksimumin. Transferim? Nuk di asgjë për merkaton, në fund të vitit do ta shohim", ka deklaruar Ndoj.

"Pak rëndësi ka se kë përfaqëson, Kombëtaren A apo U- 21, pasi

ENDRI ÇEKIÇI -

unë vij gjithnjë me dëshirë dhe të jap maksimumin tim. Probleme në Zagreb me trajnerin? Ai dha dorëheqjen para një jave dhe tani do të shohim ( qesh…). Në lidhje me të ardhmen, besoj se gjithçka do të qartësohet brenda këtij muaji që vjen, ku u vendos edhe trajneri i ri dhe besoj se gjithçka do të ndry- shojë. Kombëtarja A? Është diçka që nuk më takon vetëm mua, por edhe më takon. Në momentin që unë do të bëj atë hapin që të gjithë presin, besoj se Kombëtarja A është aty dhe do vijë koha vetë. Asnjë lojtar nuk duhet të jetë i kënaqur me atë që ka dhënë deri tani, secili duhet të kërkojë nga vetja akoma më shumë dhe të jetë çdo herë edhe më i mirë dhe ta mundë veten. Përgjegjës­i? Çdo lojtar që e fillon nga minuta e parë apo që hyn në fushë ka përgjegjës­inë e vetë, e rëndësishm­e është që të gjithë të jenë të qetë nga ana psikologji­ke dhe të japin maksimumin e vet. Formacioni nuk është vendosur akoma, por besoj se kjo gjë i takon trajnerit dhe shumë shpejt do të merret vesh. Është pak e rëndësishm­e nëse jam apo jo titullar, nëse do jem premtoj se do të jap maksimumin", përfundoi Çekiçi. Vladimir Mema

 ??  ?? Endri Çekiçi dhe Emanuele Ndoj
Endri Çekiçi dhe Emanuele Ndoj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania