Panorama (Albania)

BRAÇE: PROKURORIA, NËN TRYSNINË E BASHËS

-

Deputeti i PS- së, Erjon Braçe, i ka kërkuar kreut të PD- së, Lulzim Basha, të dëshmojë në Prokurori për faktet që pretendon se disponon për 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës. Braçe mbështet letrën e Xhafës, duke e cilësuar si të mbështetur në ligj. “Dëgjova me vëmendje lutjen e ministrit Xhafa drejtuar prokurorit për Krime të Rënda dhe përgjigjen e kryetarit të opozitës. Prokuroria që udhëheq hetimin është nën trysninë politike të Lulzim Bashës dhe partisë së tij, madje nën urdhrin e tij publik - siç ka ndodhur edhe me herët xhanëm, mbase duke mos kërkuar pronarët e vërtetë të kokainës dhe zotërinjtë e tillë të linjës së trafikut. Por juristi me nam ndërkombët­ar Lulzim Basha refuzoi publikisht t’i ikë propagandë­s dhe dëshminë e tij ta kthejë në një akuzë ligjore përkundër atij, po, atij, që ai e tregon si bosi i kokainës, Olsi Ramës”, deklaroi Braçe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania